• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Delta’ rrit infektimet dhe shtrimet në spitale, si paraqitet situata në vendin tonë

by
12/08/2021 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përveç infektimeve ditore, varianti indian i koronavirusit ka rritur edhe shifrat spitalore.

Në të vetmen strukturë për trajtimin e personave të infektuar me COVID-19, Spitalin Infektiv po marrin shërbim shëndetësor 33 pacientë. Edhe pse shumica nuk janë të vaksinuar, agresiviteti i këtij varianti duket i ulët. Këtë e dëshmon fakti që nga kontingjenti i mësipërm, asnjë prej tyre nuk është në terapi intensive apo situatë të rënduar. Një tjetër lajm pozitiv lidhet me fatalitetet. Dje u regjistrua e dyta ditë radhazi pa asnjë viktimë. Por qëkur “Delta” u konfirmua, por edhe ndërkohë që pritej përgjigjja nga laboratorët e Berlinit, numri i vdekjeve për shkak të COVID-19 ka qenë tejet i ulët, krahasuar me periudha të ngjashme kur numëroheshin qindra të infektuar e dhjetëra viktima.

SITUATA

Katër mijë e dyqind testime të kryera në të gjitha qytetet e Shqipërisë kanë zbuluar plot 284 raste të reja, thuajse 30% më tepër se një ditë më parë. Ndërsa numri i të shtruarve ka ardhur në rritje, që pas zyrtarizimit të “Delta”-s në vendin tonë. Nga 33 pacientë, 1/3 e tyre i përkasin Tiranës, por jo më pak problematike mbetet Lezha me shtatë dhe Durrësi me katër të tillë. Dibra, Gjirokastra dhe Kukësi janë tri qytetet që ndonëse numërojnë dhjetëra të infektuar, asnjë prej tyre nuk ka paraqitur nevojën për mjekim shëndetësor në spital. Po aq sa numri i të shtruarve, 33 të infektuar, dje u çliruan nga COVID-19, duke e çuar në 130 mijë e 503 numrin e pacientëve të shëruar dhe që gëzojnë imunitet natyral, rrjedhimisht mbrojtje për një kohë të gjatë. Sa i takon shpërndarjes gjeografike të rasteve, kryeson Tirana që mban peshën e 1/3-ës së totalit, ndjekur nga Shkodra, Vlora, Elbasani dhe Fieri që kanë mbi 100 të prekur.

E kërcënuar nga variantet e reja të virusit, sikundër edhe shtetet e tjera, Ministria e Shëndetësisë apelon prej ditësh vaksinimin, si të vetmen formë për t’i bërë ballë virusit. Ndonëse ka pasur sinjale për vaksinim me detyrim, ende asgjë e tillë nuk është implementuar. Deri tani, janë kryer mbi 1 milion e 280 mijë injektime, por as gjysma e tyre nuk i kanë marrë të dy dozat. Sidoqoftë, ditët e fundit është vënë re një rritje e ritmeve të vaksinimit. Dje janë kryer mbi dhjetë mijë të tilla.

/b.h

Next Post
Pas zjarreve, vijnë stuhitë, breshëri dhe erërat e forta! Ndryshim ‘360 gradë’ i motit në Greqi

Pas zjarreve, vijnë stuhitë, breshëri dhe erërat e forta! Ndryshim '360 gradë' i motit në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In