• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Delirantë dhe delinkuentë

by Ilir Yzeiri
08/02/2024 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Deliri është një çrregullim i vetëdijes që, në disa raste, karakterizohet edhe nga simptoma e konfuzionit, çorientimit, zemërimit dhe nga gjendje halucinante. Ndërsa delinkuent në gjuhët neolatine është ai që kryen një vepër kriminale të parashikuar nga ligji.

Sot skena më e rëndësishme e jetës publike shqiptare është e pushtuar nga një delirant dhe nga disa delinkuentë. Sali Berisha, në një gjendje deliri dhe konfuzioni, përpiqet ta kthejë statusin e tij si një i dyshuar për favorizim të korrupsionit për përfitim të dhëndrrit të tij, në një shfaqje patetike me britma për përmbysje, me monologje autoreferenciale ku ai e projekton veten herë si kryeministër i ardhshëm e herë si luftëtar që do të udhëheqë turmat.

Rolet janë të ndara. Në mbrëmje, në amfiteatrin e konceptuar si heroi i burgosur dhe trimat që e shohin lart, po shfaqet një nga risitë e papara më herët në asnjë vend tjetër. Edhe Lula, presidenti i Brazilit, para se të rraseshe në burg, mbante tubime me mbështetësit e tij, por në asnjë rast nuk ka ndodhur që nga arresti shtëpiak, pra nga ballkoni i katit të tetë, të dalësh çdo mbrëmje dhe të bësh monologje ashtu në delir duke recituar një tekst që nuk ka asnjë efekt mbi askënd.

Fjalimet politike janë ose konstatime ose analiza apo  kundërshti dhe, në raste fushatash elektorale, janë edhe premtime, thirrje për t’u mobilizuar për në qendrat e votimit e kështu me radhë. Në asnjë vend të botës nuk ndodh që një politikan i lartë si Sali Berisha, ish-president, ish-kryeministër, ish-kryetar i partisë më të madhe opozitare PD-së, të pësojë turbullira dhe çrregullime të tilla sociopsikike sa ta kthejë rrugicën dhe shtëpinë e tij në një kompleks spitalor dhe vetë të shfaqet si një i lënduar të cilit, për hir të asaj që i ka rënë në kokë, e tolerojnë të gjithë.

Shfaqjet e Berishës në majë të pallatit dhe fjalimet e tij të përnatshme janë të paklasifikueshme si tekste ligjërimore sepse nuk kryejnë asnjë funskion. Në ligjërim e në komunikim të folurit është një akt. Marrja e fjalës në publik është po ashtu një veprim i cili i mundëson atij që merr fjalën para një auditori politik që ose të thotë një të vërtetë që të tjerët nuk e dinë, ose të nxisë ata që e dëgjojnë për një veprim të mundshëm dhe ose të jetë një mënyrë për të zbavitur ata që e dëgjojnë duke u recituar atyre ose duke u treguar atyre tekste që të bëjnë të qeshësh, të argëtohesh ose edhe të mendohesh në rastet kur monologu mund të jetë mbi filozofinë.

Në rastin tonë, i hetuari nga SPAK për favorizim të dhëndrrit të tij në aferën « Partizani » artikulon vetëm gjendjen e tij të paqetë, gjithë ankth e urrejtje dhe, me qenë se është në delir, i përzien keq ato që thotë dhe ata pak njerëz që e dëgjojnë largohen duke mbajtur mend vetëm fatin e tij atje në majë të pallatit dhe asgjë tjetër. Sa zbardh dita, dhjetë apo dymbëdhjetë delinkuentët e tij nisen drejt Parlamentit ose zyrave të Kuvendit dhe bëjnë atë që tani nuk ka më asnjë vlerë që të tregohet.

Ligjet miratohen pa debate, qeveria punon si në vaj sepse delinkuentët e kanë përjashtuar fjalën nga qarkullimi demokratik. Ai që rri në majë të pallatit dhe reciton çdo natë e përdor fjalën si një i sëmurë delirant. Delinkuentët përdorin duart se mendjen e kanë harruar te rrugica dhe u ka rënë pas kur ngrejnë kokën e shohin lart nga kati i tetë. Tani, ka njeri të besojë se ne jemi një vend normal….

Next Post
Emri/ Qëllohet me armë zjarri drejt një automjeti në Shkodër, një i plagosur. Kush është shënjestra

Emri/ Qëllohet me armë zjarri drejt një automjeti në Shkodër, një i plagosur. Kush është shënjestra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Vijon takimi i Ramës me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë, e pranishme edhe Spiropali

March 28, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

March 28, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Rritet nafta, bien bursat financiare dhe kuotat e Trump-it

March 28, 2026
Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

March 28, 2026
I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

March 28, 2026
Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

March 28, 2026
“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

March 28, 2026
“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

March 28, 2026
Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

March 28, 2026
Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In