• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Delegacioni i PE takon muxhahedinët në Tiranë

by Java News
25/11/2018 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesja e muxhahedinëve në Shqipëri, Maryam Rajavi u takua me një delegacion të lartë nga Parlamenti Europian, në Tiranë, për të diskutuar rreth situatës së anëtarëve të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit, MEK në Shqipëri, si dhe rreth zhvillimeve më të fundit në Iran.

Delegacioni i Parlamentit Europian përbëhej nga Tunne Kelam, anëtar i komitetit të punëve të jashtme dhe nënkryetar i intergrupit Miqtë e një Irani të Lirë në PE, Jaromír Štětina, nënkryetar i nënkomitetit të sigurisë dhe mbrojtjes në PE dhe anëtar i komitetit të punëve të jashtme, si dhe Struan Stevenson, koordinuesi i fushatës për ndryshimin në Iran, ish anëtar i PE dhe kryetar i Delegacionit të Parlamentit Europian për Marrëdhëniet me Irakun (2009-2014).

Delegacioni i PE, duke përmendur deklaratën e përbashkët të 150 Anëtarëve të Parlamentit Europian, e cila dënon abuzimet e regjimit iranian me të drejtat njerëzore brenda vendit dhe komplotet e tij terroriste në Europë, shprehu mbështejten e tij për MEK.

Nënshkruesit e deklaratës janë nga gjashtë grupet e mëdha politike në Parlamentin Europian dhe përfaqësojnë 27 Shtete Anëtare të BE. Ata përfshijnë 4 Zëvendës-Presidentë të Parlamentit Europian dhe 14 Kryetarë Komitetesh e Delegacionesh.

Nënshkruesit kanë shprehur shqetësimin e tyre për situatën e përkeqësuar të të drejtave njerëzore dhe për shtypjen e grave në Iran. Parlamentarët sollën në vëmendje se Irani “e ka mbajtur numrin më të lartë të ekzekutimeve për kapita në botë gjatë presidencës së të ashtu-quajturit ‘të moderuar’ Hassan Rouhani.”

Maryam Rajavi falenderoi anëtarët e parlamentit europian për pozicionin e tyre deciziv përballë regjimit iranian, dhe për mbështetjen që shfaqin ndaj rezistencës iraniane.

Maryam Rajavi theksoi nevojën për të vendosur sanksione gjithëpërfshirëse mbi sektorin bankar të regjimit iranian dhe mbi atë të naftës, për të përjashtuar IRGC-në dhe militantët e lidhur me të nga Siria, Iraku e vende të tjera të rajonit, për të ndërmarrë hapa urgjentë për ta ndëshkuar regjimin për ekzekutimet e shumta politike, sidomos për masakrën e 30,000 të burgosurve politikë në vitin 1988, duke krijuar një komision kërkimor për ta hetuar këtë krim të madh kundër njerëzimit me qëllimin që fajtorët të vihen përpara drejtësisë. (BW)

Next Post
Thaçi: S’ka ndarje të Kosovës, por korrigjim të kufijve

Kosovë/Thaçi niset drejt SHBA-së, takim me Pompeon dhe Boltonin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

March 12, 2026
Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Rrezikon deri në 5 vite burg/ Gjesti kërcënoi me armë pronarin e kompanisë muzikore…

March 12, 2026
Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

March 12, 2026
Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

March 12, 2026
VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

March 12, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Kryeministër për herë të tretë apo opozitar për herë të parë

March 12, 2026
AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

March 12, 2026
Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

March 12, 2026
Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In