Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë, thotë ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ndërsa porosit opozitën që të zhbllokojë Kuvendin e Kosovës, dhe që kundërshtimet e veta t’i shprehë duke hedhur fjalë në debat, dhe jo me hedhjen e vezëve.
Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, ambasadori Delaëie thotë se SHBA-ja e mbështet plotësisht Marrëveshjen e arritur për Asociacionin e komunave serbe, e cila, sipas tij, nuk shkel ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.
Delaëie po ashtu insiston se SHBA-ja është miku më i fuqishëm i Kosovës dhe mbrojtësi i saj më i madh, i cili mbështet një Kosovë sovrane, dhe nuk do kishte mbështetur një marrëveshje që do të ndërhynte në sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.