Ka dalë sot para gjykatës në gjykatën e Fierit, Elmir Tufa, një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Shkëlzen Kastratit.
Ngjarja në fjalë ndodhi më 1 shkurt të vitit 2021 në rrethrrotullimin e Sheqit të Madh në Fier. Tufës do t’i komunikohet verifikimi i masës së sigurisë.
Siç shihet nga pamjet, i riu ka vendosur kapuç në kokë, për t’iu shmangur fokusit të medias.
/a.d