• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Del software ‘Perspective’ që do të identifikojë komentet me urrejtje në internet

by Java News
01/03/2017 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një software i ri filialit të Google, “Jigsaw” identifikon shpejt komentet me gjuhë urrejtjeje në internet. Programi „Perspective“ mund të lehtësojë vërtet punën e mediave, por mbart edhe rreziqe për lirinë e shprehjes.

“Kush do t’i prishet humori, duhet të shkojë në internet, dhe të lexojë komentet e lexuesve të mediave”, thotë autorja gjermane Ronja von Rönne në bisedë me Deutsche Wellen. Rönne e njeh këtë nga përvoja. Një artikull i saj kundër feminizmit në gazetën “Die Welt” solli një “shitstorm”- stuhi negative reagimesh kundër saj. Në të ardhmen teknika mund ta ndihmojë atë. Jigsaw, filial i Google ka nxjerrë në treg një software për të verifikuar menjëherë komentet me gjuhë urrejteje në internet.

“Perspective” synon që me ndihmën e algoritmeve të kategorizojë komentet – sa përmbajtje urrejtjeje kanë, sa fyese apo lënduese janë. Në sfond një bazë të dhënash me komentet e dhëna më parë nga njerëzit. Ky software orientohet tek kjo bazë të dhënash dhe jep për çdo koment një vlerë që thotë se sa komente të përafërta vlerësohen si problematike nga përdoruesit.

Programi i Google ka qasje në 17 milionë komente të kategorizuara. Një pjesë vjen nga Wikipedia, shumica janë dhënë nga “New York Times”.  Johannes Merkert, nga revista informatike C’T thotë se “sistemi jep të dhëna statistikore për frekuencën e përdorimit të fjalëve të caktuara”. Në bazë të kësaj përllogaritet nëse komenti është fyes apo ofendues me ndërgjegje.

Sa helmues jam unë?

Sipas Jigsaw ky program tërheq vëmendjen e moderatorëve për komentet që dyshohen për gjuhë të urrejtjes. Komentuesit që në procesin e shkruarjes së komentit marrin një sinjal se sa “helmues” është komenti i tyre. Menaxheri i programit, Jared Cohen thotë se “Perspective” i kalon kufijtë e krahasimit me një listë nocionesh dyshuese. Inteligjenca artificial dallon, edhe nëse një koment vlerësohet si i papërshtatshëm nga përdoruesi, i cili e braktis komunikimin.

Ky shërbim është fillimisht në funksion të forumeve të diskutimit në gjuhën angleze. Në mediat online programi shihet si një ndihmesë, sidomos kur rrjeti përmbytet me komente fyese si në rastet e komentimit të politikës së refugjatëve apo rrymave populiste. Redaktorët nuk arrijnë të fshijnë dot për shkak të numrit të lartë të komentimeve.

Programim mund të ketë efekt pozitiv edhe për zgjedhjet e ardhshme, thotë Alexander Waibel nga Instituti gjerman i Karlsruhes për Teknologjinë. “Përmes komenteve është synuar të ndikohen zgjedhjet dhe të dalin nga kontrolli debatet. Por kush ka kohë ta ndjekë të gjithë këtë?”

Megjithatë eksperti i kompjuterit, Merkert ka dyshime për programin. “Perspective” ka një kuotë të lartë saktësie, por ndryshe nga një moderator pra dora e njeriut, ai nuk mund të kuptojë tekstin në përmbajtjen e plotë. “Kjo do të thotë që ekziston mundësia që me një formulim të pazakontë ta çorientosh sistemin. Në raste të caktuara madje ky program tregon, se një koment konstruktiv mund të ishte i dëmshëm apo e kundërta”, thotë Meckert. Edhe gabimet në sistem mund të kthehen në problem. Ndryshe nga dora e njeriut, programi është rregullisht në funksionim. “Kur sistemi në një pikë të caktuar gabon, kjo përkthehet në një gabim milionësh.”

Meckert paralajmëron edhe nga censura. “Nuk sjell ndonjë ndryshim të madh tek liria e shprehjes, por ekziston edhe rreziku i rehatisë me sistemin, e nuk vihet më në dyshim, nëse sistemi bën gabime.” Vende si Kina i përdorin ndërkohë algoritme të tilla për të kontrolluar lirinë e mendimit. “Edhe aty njerëzit përdorin formulime të tjera për t’i shpëtuar cenzurës.”

ma.me
Next Post
Filip Çakuli: Si u tallëm me Berishën për rastin e Fushë-Krujës

Filip Çakuli: Si u tallëm me Berishën për rastin e Fushë-Krujës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

March 13, 2026
E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

March 13, 2026
Në gjendje të dehur gjatë ushtrimit të detyrës, AMP arreston efektivin e policisë në Vlorë

Ndihmoi autorë krimesh? Tre masa sigurie ndaj efektivit në Elbasan

March 13, 2026
Ankimoi masën e arrestit me burg, Kushtetuesja shpall vendimin për Ilir Beqajn

Ankimoi masën e arrestit me burg, Kushtetuesja shpall vendimin për Ilir Beqajn

March 13, 2026
Pas njoftimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

Pas njoftimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

March 13, 2026
“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

March 13, 2026
Caktohet masa e paraburgimit për Gjestin: Ka rrezik të arratiset dhe…

Caktohet masa e paraburgimit për Gjestin: Ka rrezik të arratiset dhe…

March 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Mars 2026

March 13, 2026
“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

March 13, 2026
Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In