• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Del propozimi i opozitës për vettingun, mister ‘arbitri’ që do të gjykojë politikanët

by A R
07/09/2018 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet ligji për vettingun e politikanëve, platformë e iniciuar nga Partia Demokratike. Teksa lançoi dje nismën, kryetari i të djathtëve, Lulzim Basha nënvizoi faktin se vettingu për politikanët do të jetë i njëjtë me atë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ku do të verifikohet pasuria për të gjitha figurat zyrtare.

Megjithatë ligji që pritet të propozohet nga opozita, nuk parashikon se cili institucion do të kontrollojë pastërtinë e figurës së politikanëve. Ndërkohë që mbi gjyqtarët dhe prokurorët është KPK, në rastin e politikës nuk dihet se kush do të jetë ‘arbitri’.

“Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i bashkisë dhe çdo drejtues ose anëtar i institucioneve kushtetuese dhe ligjore që emërohen në detyrë me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, i nënshtrohen procesit të kontrollit të pastërtisë së figurës”, thuhet në ligjin në fjalë.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama e mbështeti platformën e PD, ndërsa i shtrihu dorën e bashkëpunimit Lulzim Bashës për t’u ulur në një tryezë për këtë nismë.

***

KUVENDI I SHQIPËRISË 

Projektligj 

Nr.___/2018 

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8417, DATË 21.10.1998 “KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 83 pika 1 dhe 177 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e më shumë se një të pestës së anëtarëve të Kuvendit, 

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI: 

Në ligjin nr.8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1 

Fjalia e parë, e pikës 3 të nenit 45, ndryshohet si më poshtë vijon:

“3. Përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendimpërfundimtartëformëssëprerë,përkryerjen e njëkrimi, oseshtetasitqëkanëkontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.”

Neni 2

Pas nenit 176 të Kushtetutës, shtohet “Pjesa e Gjashtëmbëdhjetë/1”, me këtë përmbajtje:

“PJESA E GJASHTËMBËDHJETË/1

MEKANIZIMI I GARANTIMIT TË INTEGRITETIT TË FIGURËS SË FUNKSIONARIT PUBLIK

Neni 176/1

Qëllimi ikontrollittëfigurës

Kontrolli i figurës, ngrihet me qëllim mbrojtjen dhe garantimin e mirëfunksionimit demokratik të Kuvendit, organeve të qeverisjes vendore, institucioneve kushtetuese apo të krijuara me ligj, ngandikimiapopjesëmarrjanëpolitikëbërjedhe/osevendimmarrje i funksionarëveqëkanëkontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Kontrolli i figurës do të kryhet mbi bazën e parimeve të procesit të rregullt, si dhe duke respektuar të drejtat themelore të individit.

Neni 176/2

Subjektet dhe rregullat e kontrollit të figurës

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i bashkisë dhe çdo drejtues ose anëtar i institucioneve kushtetuese dhe ligjore që emërohen në detyrë me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, i nënshtrohen procesit të kontrollit të pastërtisë së figurës. Subjektet e parashikuara në pikën 1, dorëzojnë një deklaratë dhe i nënshtrohen një kontrolli të figurës, me qëllim identifikimin e atyre që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Kontrolli i figurës për lidhje me personat e përfshirë në krimin e organizuar bazohet në deklaratën për figurën dhe prova të tjera, përfshirë vendimet e gjykatave shqiptare ose të huaja. Deklarata mund të përdoret si provë vetëm në këtë proces dhe në asnjë rast gjatë një procesi penal. Nëse subjekti i përmendur në pikën 1 ka kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar zbatohet prezumimi në favor të masës së ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik,mbarimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra, dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën. Nëse subjekti i përmendur në pikën 1, nuk e dorëzon në kohë deklaratën për figurën, apo përpiqet të bëjë deklarime të pasaktë, ose të fshehë kontaktet me persona të përfshirë në krimin e organizuar, zbatohet prezumimi në favor të masës së ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik,mbarimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra, dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën. Kursubjekti i përmendurnëpikën 1, nukjustifikonligjshmërinë e pasurisësipasvendimittëorganitpërgjegjëskushtetues,zbatohetmasa e ndalimitpërt’uzgjedhurapoemëruarnëfunksioninpublik,mbarimittëmandatitaposhkarkimitngadetyra. Kushtet, rregullatdheorganetpërgjegjësepërzbatimin e mekanizimit të garantimit të integritetit të figurës së funksionarit publik, përcaktohen me ligjtë miratuar me tri tëpestat e tëgjithëanëtarëvetëKuvendit.”

Neni 3

Pas nenit 179/b, shtohet neni 179/c me këtë përmbajtje:

“Neni 179/c

Mandati i funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar në organet kushtetuese dhe ato të krijuara me ligj, që është fituar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, mbaron ose është i pavlefshëm kur konstatohet se i zgjedhuri ose i emëruari përfshihet në rrethin e subjekteve që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Kuvendi, në përputhje me procedurën e nenit 81, pika 2, të Kushtetutës, miraton ligjin që përcakton kushtet dhe rregullat për garantimin e integritetit të figurës së funksionarit publik.”.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Next Post
“Elita 5” performon sot te Amfiteatri, Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit”

“Elita 5” performon sot te Amfiteatri, Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjashtë muaj hetime, policia e Fierit arreston 31-vjeçarin për shpërndarje droge

Gjashtë muaj hetime, policia e Fierit arreston 31-vjeçarin për shpërndarje droge

January 18, 2026
“Ne nuk jemi noterë të SPAK”, Rama për Ballukun: 16 mijë faqe s’janë prova, por arkiv! USB-në s’e ka tërhequr askush

“Ata që hidhen përpjetë çoroditën publikun”, Rama: SHBA nuk i kanë ndaluar vizat për Shqipërinë

January 18, 2026
Bilanci tragjik në Iran: Mbi 3300 të vrarë gjatë protestave kundër regjimit

Bilanci tragjik në Iran: Mbi 3300 të vrarë gjatë protestave kundër regjimit

January 18, 2026
6 mijë vende të lira pune, pjesa më e madhe në Tiranë, të shpërndara në profile të ndryshme

6 mijë vende të lira pune, pjesa më e madhe në Tiranë, të shpërndara në profile të ndryshme

January 18, 2026
Ftesa e Trump për Shqipërinë, reagon Shtëpia e Bardhë: S’ka asnjë detyrim për 1 mld dollarë!

Ftesa e Trump për Shqipërinë, reagon Shtëpia e Bardhë: S’ka asnjë detyrim për 1 mld dollarë!

January 18, 2026
Paradoksi i ndërtimit dhe pasuritve të paluajtshme: Çmimet do të shtrenjtohen, por kërkesa në rënie!

Paradoksi i ndërtimit dhe pasuritve të paluajtshme: Çmimet do të shtrenjtohen, por kërkesa në rënie!

January 18, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

January 18, 2026
Pas përleshjeve vdekjeprurëse, Trump njofton armëpushim mes Tajlandës e Kamboxhias

Si do të funksionojë Bordi i Paqes së Trump, Bloomberg: 1 mld $ për anëtarësi të përhershme

January 18, 2026
Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In