• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Del Piero ia thotë hapur Realit: Mos harroni, Juventusi është Juventus

by Java News
03/04/2018 07:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alessandro Del Piero beson se ky mund të jetë viti kur Paulo Dybala të bëhet një superstar në Ligën e Kampioneve, ndërsa Juventusi përgatitet për një përballje të parë në çerekfinalen e këtij kompeticioni me Real Madridin, të martën.

Trashëgimia e Del Pieros për fanellën bardhezi nr.10 ka bërë një rikthim të fortë nga dëmtimi i vonshëm, duke shënuar gola vendimtarë në përballjen e Seria A me Lazion, muajin e kaluar, dhe në Ligën e Kampionëve, në “Wembley”, për të eliminuar Tottenham Hotspur.Duke shënuar golat e eliminimit të Barcelonës sezonin e kaluar, Del Piero është duke mbështetur argjentinasin të jetë krijuesi i diferencës kundër Real Madridit, në çerekfinale.

“Çdo vit ai po ngjitet në një nivel tjetër, – tha Del Piero për “Goal”, në rolin e tij si ambasador i Ligës së Kampioneve. – Ai tregoi shumë në këto dy ndeshje, kundër Lazios dhe “Spurs”. Dybala është një djalë shumë i mirë dhe një talent i pabesueshëm, ne nuk kemi nevojë të përmendim cilësinë e tij, por ajo që konstatoj me kënaqësi është se ai çdo vit po rritet. Ndoshta ky vit është viti më i mirë për të”.

Dybala ka pasur një “pit stop” në vitin 2018, për shkak të një lëndimi, që e mbajti atë nga një varg lojërash të Seria A jashtë fushës, si dhe ndeshjen e parë 1/8 finale të Champions-it kundër Tottenham. Del Piero shpreson se ai mund ta përfundojë sezonin në një formë të lartë, duke filluar nga e marta. “Këtë sezon, ai bëri një fillim të pabesueshëm,– tha fituesi i Ligës së Kampioneve në vitin 1996.

– Dybala po shënonte disa gola për ndeshje, ai po luante kaq mirë dhe e çoi Juven përpara. Pastaj erdhi lëndimi, por më pas u kthye me gol kundër “Spurs”. Në të njëjtën javë, ai shënoi në Romë, kundër Lazios, kështu që Juventusi pati mundësinë të shkojë përpara Napolit. Do të jetë shumë interesante të kuptojmë se si do të përfundojë ky sezon për të”.

Juventusi u kthye nga “kthetrat” e eliminimit kundër Tottenham në “Wembley” dhe Del Piero beson se ky është një moment kyç për gjigandët tradicionalë europianë, siç janë Juventusi dhe Real Madridi. Historia është e rëndësishme: “Mënyra si e ndërtoni një sezon është e rëndësishme dhe pastaj ka situata magjike si kjo. Le të marrim Real Madridin. Ata nuk po luajnë mirë këtë sezon në La Liga, janë në vendin e katërt, por ndihen rehat në këtë kompeticion.

Madrilenët zakonisht fitojnë kundër të gjithëve, por në anën tjetër është Juve. Kur bardhezinjtë e kuptojnë se është momenti për të fituar, ata fitojnë. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse ndeshja në Londër kundër Tottenhamit ishte shumë e vështirë, sidomos pas ndeshjes së parë. Dhe ata gjetën një mënyrë për ta kthyer ndeshjen, për të marrë kualifikimin”, – përfundon ikona bardhezi, Del Piero, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Renato Mekolli tregon ish-të dashurën LIVE: Tani është e martuar me…

Renato Mekolli tregon ish-të dashurën LIVE: Tani është e martuar me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngjarje e rëndë/ I ngeci në fyt panetonja gjatë drekës së Krishtlindjes me familjen, humb jetën 47 vjeçari

Ngjarje e rëndë/ I ngeci në fyt panetonja gjatë drekës së Krishtlindjes me familjen, humb jetën 47 vjeçari

December 25, 2025
VIDEO/ Kriza e thellë e PD-së dhe përjashtimi i të rinjve, Arbër Kola: Ja pse e mbështes lëvizjen e Salianjit

VIDEO/ Kriza e thellë e PD-së dhe përjashtimi i të rinjve, Arbër Kola: Ja pse e mbështes lëvizjen e Salianjit

December 25, 2025
Kuvendi i ri, të rinjtë e politikës duhet të jenë bashkues

Drita

December 25, 2025
VIDEO/ Çmenduri, ‘skifterët’ grabisin bankomatin si nëpër filma! Pamjet bëhen virale

VIDEO/ Çmenduri, ‘skifterët’ grabisin bankomatin si nëpër filma! Pamjet bëhen virale

December 25, 2025
RTSH, së shpejti me një kanal të dedikuar për fermerët dhe bujqësinë

Tonelata produkte bujqësore stok/ Rrapaj: Bujqit nuk marrin subvencione! Eksperti: Duhet orientim drejt kërkesës së tregut!

December 25, 2025
Shqiptari që po zhduket nga frika

Shqiptari që po zhduket nga frika

December 25, 2025
Ngjarje tronditëse/ U shtyp nga kali teksa bënte xhiro, ndërron jetë 45-vjeçarja

Ngjarje tronditëse/ U shtyp nga kali teksa bënte xhiro, ndërron jetë 45-vjeçarja

December 25, 2025
2025: Anatomia e përplasjes së madhe SPAK-mazhorancë

2025: Anatomia e përplasjes së madhe SPAK-mazhorancë

December 25, 2025
Suedi/ Dyshime për sulm terrorist, raportohet për shpërthim dhe disa të plagosur! Qëllohet për vdekje autori

Suedi/ Dyshime për sulm terrorist, raportohet për shpërthim dhe disa të plagosur! Qëllohet për vdekje autori

December 25, 2025
Sherr me thika mes disa personave në Bathore, 4 të plagosur përfundojnë te Trauma

VIDEO-Sherr për motive banale në një lokal në Korçë, dhunohet një person! Dyshohet se…

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com