• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Del nga sistemi i drejtësisë/ Pas dy kërkesave, KLGJ pranon dorëheqjen e gjyqtarit Artan Gjermenit

by Java News
19/09/2022 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGj vendosi të hënën më 19 shtator të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtarin e Tiranës, Artan Gjermeni. Vendimmarrja e KLGj-së erdhi pas dy kërkesave për dorëheqje nga detyra të dorëzuara gjatë muajve të fundit nga Gjermeni.

Kërkesa e parë u dorëzua prej Gjermenit në KLGJ më 24 maj, por deri në muajin korrik nuk u mor vendim. Më 15 korrik, Këshilli njoftoi se e ndërpreu procedurën e përfundimit të statusit për gjyqtarin Gjermeni, pasi ai u tërhoq nga kërkesa për dorëheqje. Në vijim, më 13 shtator ai dorëzoi një kërkesë të dytë për dorëheqje, e cila u shqyrtua dhe u pranua nga KLGJ brenda javës.

Anëtari i Këshillit që relatoi projektvendimin për kërkesën e dytë të Gjermenit, gjyqtari Klodian Kurushi sqaroi se objekti i parashtruar në të dy kërkesat mbetej i njëjtë. Gjermeni sqaronte se po hiqte dorë nga funksioni i gjyqtarit, pasi kishte vendosur të ndiqte një stad të ri në karrierën e tij, duke u impenjuar si pedagog pranë një universiteti jo-publik.

Dorëheqja është një masë e parashikuar në reformën e vitit 2016, që u mundëson magjistratëve largimin nga sistemi pa iu nënshtruar procesit të vetingut, por me masë përjashtimi prej 15 vjetësh nga sistemi. Mbi 86 magjistratë kanë dhënë dorëheqjen që prej fillimit të procesit të vetingut.

Prej afro tre vjetësh, gjyqtari Artan Gjermeni i është nënshtruar procesit të rivlerësimit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, në cilësinë e subjektit të rivlerësimit. Deri në vendimmarrjen e KLGj-së për mbarimin e statusit të magjistratit për këtë subjekt rivlerësimi, Komisioni nuk ka njoftuar kalimin e çështjes së tij në seancë dëgjimore.

Gjyqtari Gjermeni, me një karrierë të gjatë në drejtësi është një ndër magjistratët më të lakuar në vend, kryesisht për shkak të akuzave të ngritura ndaj tij në vite prej ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e ka akuzuar si anëtar të bandës së Aldo Bares. Në atë kohë Ministria e Drejtësisë kërkoi shkarkimin e Gjermenit nga detyra e gjyqtarit, por tentativa dështoi pas votës kundër të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në të cilin Gjermeni ishte anëtar.

Gjyqtari u bë objekt i medias edhe pasi u raportua i plagosur në vitin 2018 dhe për një sërë vendimesh kontradiktore. Së fundmi ai u akuzua nga opozita sërish për shkak të vendimit të tij në të ashtuquajturën çështja “Babale”./BIRN

Next Post
U shpall me Shqipërinë kampion bote, ja sa milionë do të përfitojë rusi Abakarov për medaljen e artë

U shpall me Shqipërinë kampion bote, ja sa milionë do të përfitojë rusi Abakarov për medaljen e artë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In