Me datë 20.06.2016, rreth orës 16:20 , në aksin rrugor Laç-Burrel, në afërsi të tunelit të Shkopetit , mjeti Benz veturë me targa LA6474A , me drejtues shtetasin P.Gj. 62 vjeç , banues në Mat , ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Në këtë mjet ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit i cili është dërguar në Qendrën e Traumave Tiranë , për mjekim më të specializuar.
Policia në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
/a.m.