Një aksident që për fat të mirë rezultoi vetëm me 1 të lënduar është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Një mjet, ku udhëtonin katër anëtarë të një familjeje, mes tyre dhe dy fëmijë, ka dalë nga rruga për shkak të përgjumjes së kryefamiljarit pasi ktheheshin nga Greqia.
Drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur ndërkohë që anëtarët e tjerë të familjes kanë marrë dëmtime të lehta.
“Sot rreth orës 07:15, aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzmadh, shtetasi M. H., 46 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Honday” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga”, ka njoftuar policia e Fierit.
/b.h