Një aeroplan i kompanisë Turkish Airlines, i linjës Amerikë-Turqi-Prishtinë në këto momente ka dal nga pista në Aeroportin e Prishtinës, si pasojë e të reshurave të shiut.
Lajmin e ka bërë të ditur një pasagjere, e cila ka thënë për KosovaPress se ata nuk po lejohen të dalin nga aeroplani.
Sipas saj, në vendin e ngjarjes ka dal njësia e zjarrfikësve dhe për fat nuk ka të lënduar. Ndërkohë pas incidentit u njoftua pezullimi i fluturimeve për disa orë. (KosovaPress / a.r)