• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Del në gjyq shqiptari që zbuloi bandën e Habilajve, ja sa burg kërkon Italia

by Java News
07/05/2018 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Katanias ka kërkuar sot një masë të rëndë dënimi për disa prej të arrestuarve si pjesë e klanit mafioze siçiliane Cosa Nostra dhe luftës së tyre për pushtet. Mediat italiane raportojnë se mes personave të akuzuar janë edhe shqiptarët Erson Zhuka e Ermir Baja, një prej të cilëve cilësohet edhe personi që zbuloi bandën e ‘Habilajve’.

‘Catania live sicilia’ e cila e nis artikullin me titullin; Mafia luftë dhe gjak, të gjitha kërkesat e dënimit’, shkruan se Gjykata e Katanias kërkoi 18 vite burg për Erson Zhukën, ndërsa për Bajan 12 vite burg për Ermir Baja, ndërsa ndaj tyre rëndon akuza ‘pjesëmarrjes në aktivitet mafioz’, ‘trafik ndërkombëtar droge’ mes Shqipërisë si dhe disa provincave, si e Katania, Raguza e Sirakuza.

Kujtojmë se emri i Zhukës ka lidhje edhe me një tjetër proces me rëndësi, siç është grupi ‘Habilaj’, proces gjyqësor që do të nisë më 31 maj në Katania. Nga hetime e deritanishme të Antimafias Italiane, që nisin nga 2012-ta, thuhet se Erson Zhuka i konsideruar si një element kriminal i rrezikshëm që vepronte Raguza. Po ashtu u zbuluan edhe lidhjet dhe kontaktet e tij me kreun e bandës, Moisi Habilaj.

Si u zbulua banda e Habilajt pas arrestimit të Zhukës
Autoritetet italiane të drejtësisë, duke filluar nga vitit 2013 e në vazhdim, hetuan shtetasit Moisi Habilaj, Nezar Seiti etj., si dhe bashkëpunëtorët e tyre si anëtarë të një grupi kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve. Në kuadër të këtij hetimi, u bë i mundur sekuestrimi, së fundmi, i sasisë prej 3.5 tonëve lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, arrestimi me cilësinë e të dyshuarit të shtetasve Moisi Habilajt etj. dhe shpallja në kërkim ndërkombëtar e shtetasit Nezar Seiti.

Moisi Habilaj, bashkë me shtetasin Nezar Seiti, Florian Habilaj, Metan Matani etj., që nga prilli 2017 e në vazhdim, u hetuan nga Prokuroria pranë kësaj Gjykate për veprën penale të trafikimit të narkotikëve. Hetimet e autoriteteve të drejtësisë italiane e kishin fillesën e tyre te një veprimtari hetimore, e kryer në kuadër të operacionit “Odessa 2012” ndaj një organizate të degëzuar kriminale, që merrej me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kryesisht kanabis në aksin Shqipëri-Itali. Në aktivitetin e tij, Moisiu ndihmohej nga shtetasi shqiptar i thirrur “Daja” dhe që është identifikuar si Sabaudin Çelaj. Përgjimi i komunikimeve të numrave telefonikë në përdorim të Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelajt, mundësoi identifikimin e subjekteve të tjera që bënin pjesë në këtë organizatë.

a.ç

Next Post
Fati i negociatave, 8 deputetë holandezë në Tiranë për detyrat e lëna nga BE

Fati i negociatave, 8 deputetë holandezë në Tiranë për detyrat e lëna nga BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’i shërbej shtetit”/ Thaçi nga paraburgimi në Hagë: Garën politike e kam lënë pas, por jo jetën politike

“Do t’i shërbej shtetit”/ Thaçi nga paraburgimi në Hagë: Garën politike e kam lënë pas, por jo jetën politike

April 10, 2026
Zbardhet dinamika e vrasjes në Nikël, autori ekzekuton fqinjin për pronën, njofton policinë dhe arratiset

Zbardhet dinamika e vrasjes në Nikël, autori ekzekuton fqinjin për pronën, njofton policinë dhe arratiset

April 10, 2026
“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

April 10, 2026
Netanjahu përjashton Spanjën nga Bordi mbikëqyrës i armëpushimit në Gaza: Është bërë vend armiqësor ndaj Izraelit

Netanjahu përjashton Spanjën nga Bordi mbikëqyrës i armëpushimit në Gaza: Është bërë vend armiqësor ndaj Izraelit

April 10, 2026
Presidenti i ri i Kosovës/ Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje! Vetëvendosja: Negociatat do të vijojnë

Presidenti i ri i Kosovës/ Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje! Vetëvendosja: Negociatat do të vijojnë

April 10, 2026
“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”, organizatori i protestës së studentëve i përgjigjet presidentes së RMV

“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”, organizatori i protestës së studentëve i përgjigjet presidentes së RMV

April 10, 2026
Detaje nga vrasja në Nikël/ Kush është autori dhe viktima, ishin kunetër me njëri-tjetrin! Dalin EMRAT

Detaje nga vrasja në Nikël/ Kush është autori dhe viktima, ishin kunetër me njëri-tjetrin! Dalin EMRAT

April 10, 2026
“Shpërbëhet Maqedonia e Veriut, pjesa shqiptare i kalon Kosovës”/ Ngjela: Greqia i trembet Shqipërisë së Madhe, Çamëria …

Erjon Braçe kandidat për Tiranën? Avokat Ngjela: Nëse konfirmohet, tregon se është njeriu kryesor në PS!

April 10, 2026
“Trump ofendoi Rutte”, dalin sekretet nga takimi me dyer të mbyllura në SHBA

“Trump ofendoi Rutte”, dalin sekretet nga takimi me dyer të mbyllura në SHBA

April 10, 2026
“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In