Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, do të jetë përsëri kandidat për në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.
Lajmi konfirmohet nga UEFA duke informuar publikun se procesi i grumbullimit të kandidaturave ka përfunduar.
Ndërkohë UEFA jep edhe listën e plotë të kandidatëve që do të garojnë në Kongresin 43 të saj dhe që do të zhvillohet në Romë më 7 Shkurt të vitit 2019.
Kandidatet per ne Komitetin Ekzekutiv jane:
- Elvedin Begic –Bosnia Hercegovina
- Kairat Boranbayev-Kazakistan
- Sandor Csanyi-Hungari
- Armand Duka-Shqiperi
- Fernando Gomes-Portugali
- Borislav Mihaylov-Bullgari
- Chirstensen –Jesper Moller-Danimarke
- Andrii Pavelko-Ukraine
- Luis Rublales-Spanje
- Davor Suker-Kroaci
Si dhe nje kandidature femer Znj.Florence Hardouin-France, e cila fiton automatikisht sipas statutit te UEFA-s
Sipas UEFA-s 10 kandidate do te garojne per 7 vende qe ju perfundon mandati si anetare ne Komitetin Ekzekutiv.
Nderkaq nga 10 kandidatet burra kater prej tyre (Hungari, Portugali, Bullgari, Kroaci) jane aktualisht anetare te Komitetit Ekzekutiv dhe kerkojne te ruajne vendet e tyre ne Qeverine e Futbollit.
Sic dihet ne Kongresin e fundit Duka mori 25 vota. Vetëm per tre vota ai mund te kalonte ne balotazh me shanse per te fituar.
/a.r