Personi që shihni në foto është Ermal Bregu, efektivi i plagosur mbrëmjen e sotme pas një debati me dy banorë të lagjes së tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 19.35, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, tek ish parku i autobusëve në kryeqytet, pranë një lokali.
Policia beri me dije se polici, jashtë orarit të shërbimit ka debatuar me dy shtetas banore të lagjes, njëri prej të cilëve e ka qëlluar me armë.
Edhe para dy vitesh, efektivit të policisë i kanë djegur makinën tip ‘Hummer’ para shtëpisë gjatë natës. Aktualisht 31-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, pak pas ngjarjes drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Ardi Veliu në një prononcim për mediat deklaroi se krimi nuk ka lidhje me detyrën, ndërsa policia është shumë afër zbardhjes së ngjarjes./a.ç