Ky që shihni në foton e mësipërme është Gent Përjaku, i cili u vra mbrëmjen e djeshme së bashku me babain e tij Pjetër Përjakun nga ish dhëndri.
Babë e bir, që sapo ishin kthyer nga Italia, kanë pasur një konflikt me ish dhëndrin, ku ky i fundit ka nxjerrë armën dhe i ka vrarë në vend të dy.
Autori Besnik Pjetri, baba i dy fëmijëve, ka qenë i divorcuar nga bashkëshortja prej 6 vitesh. Ai ka vuajtur dënimin me 2 vite burg në Itali pas denoncimit të bërë nga ish bashkëshortja.
Policia e ka shpallur në kërkim dhe po vijon puna për kapjen e tij.
/a.r