Një ngjarje e rëndë dhe e përsëritur ajo që ka ndodhur në minierën e Bulqizës. Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar shkaqet e vdekjes së minatorit 60-vjeçar.
Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjekoligjore pranë Spitalit të Bulqizës dhe sipas mjekëve, vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë, që do të thotë për shkak të mungesës së oksigjenit në galerinë ku ndodhi tragjedia.
Më pas, trupi u është dhënë familjarëve për të kryer ritet e fundit mortore.
/b.h