• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Del ekspertiza për vrasjen e biznesmenit shqiptar në Greqi: Nuk u mbyt me litar!

by A R
07/09/2022 08:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesmeni shqiptar në Greqi nuk vdiq nga mbytja. Sipas ekspertizës,i atribuohet dy goditjeve të forta në kokë.

Si nga deklarimet e hotelierit 53-vjeçar dhe djalit të tij, ashtu edhe nga konstatimet e autoriteteve, fillimisht rezultoi se vdekja e tij ishte për shkak të mbytjes, por akti mjeko-ligjor e rrëzoi këtë.

Të akuzuar për vdekjen tragjike të sipërmarrësit janë biznesmeni 53-vjeçar nga Rodosi dhe djali i tij 20-vjeçar, ndërsa shkaqet mësohet të jenë financiare dhe konkretisht, një shumë prej disa mijëra eurosh, të cilën 53-vjeçari dyshohet se i detyrohet për punën që kishte bërë në biznesin e tij në vitin 2019 shqiptari.

Mirëpo, babë e bir , të paktën në hetimet paraprake, deklarojnë se ka qenë një aksident pasi siç thanë, ka ndodhur një incident me 46-vjeçarin shqiptar, i cili në gjendje të dehur dyshohet se ka sulmuar 20-vjeçarin.

Sipas informacioneve të “Rodiaki ”, vdekja e 46-vjeçarit ka ndodhur mes mbrëmjes të së dielës, 28 gusht dhe orëve të para të së hënës, 29 gusht 2022.

Nga këqyrja e kryer në trup nga mjeku ligjor, Panagiotis Kotretsos, janë konstatuar dy goditje në kokë nga të cilat janë shkaktuar lëndime. Nga këto plagë, sipas mjekësisë shkencore, shqiptari 46-vjeçar ka ndërruar jetë.

Megjithatë, vlen të përmendet edhe fakti se nga ngjarja ka kaluar një periudhë prej rreth dhjetë ditësh dhe kalbja e trupit të kontraktorit mund të ketë ndryshuar apo “zhdukur” dhe elementë të tjerë që mund të kenë qenë aty.

Kur autoritetet shkuan në banesën e 53-vjeçarit, ai i tha policisë se kishte kryer punë në hotelin për të cilin e kishte rimbursuar, ndërsa përmendi se në mbrëmje i zhdukuri e kishte telefonuar, ai foli me të një herë por më pas nuk iu përgjigj pasi dukej i dehur.

Ai po ashtu ka deklaruar se deri në orën 01:00 të datës 29 gusht 2022 ka qenë në një festival, por nuk janë takuar dhe as ai nuk e ka parë deri atë ditë.

Kur i është kërkuar material nga kamerat e hotelit, ai ka deklaruar se nuk janë duke punuar dhe se i ka kërkuar teknikut të tij që të mos regjistrojë muajt e verës por vetëm ato të dimrit për të parandaluar vjedhjet. Nga hetimet u zbulua se ai i kishte kërkuar një tekniku të fshinte hard diskun e kamerave, gjë që e bëri më 30 gusht 2022.

Mëngjesin e datës 6 shtator 2022, djali dhe babai rrëfyen krimin. 53-vjeçari tha se është në gjendje të keqe psikologjike dhe ndjen një barrë që duhet të heqë qafe dhe më pas përshkroi krimin. Në vendin ku kishte varrosur trupin, u gjetën dy copa litar blu, të cilat u përdorën për të kryer vrasjen.

Para oficerëve të policisë së Rodosit, pronari i dhomave me qira në Falirak tha në hyrje se është takuar me 46-vjeçarin kontraktor ndërtimi në vitin 2014 dhe kanë bashkëpunuar në punime të ndryshme. Siç ka pohuar ai, në vitin 2019 i ka rinovuar dhomat për 100 mijë euro dhe i ka dhënë paradhënie prej 25 mijë eurosh duke i mbetur borxh 75 mijë euro.

Ai pretendoi se për shkak të koronavirusit nuk kishte mundur ta shlyente dhe në maj dhe qershor 2022 i dha disa shuma të vogla. Mëngjesin e datës 28 gusht 2022, siç pretendonte ai, 46-vjeçari e ka telefonuar për t’u takuar dhe i ka thënë të takohen fillimisht në orën 11:30 dhe kur nuk ka shkuar në takim e ka telefonuar sërish në orën 14:30.

53-vjeçari ka pohuar se e ka kuptuar që ishte i dehur dhe e ka shmangur dhe se e ka telefonuar sërish në orën 16:26 në gjendje “të mjerueshme.”

Autori pohon se i kishte thënë se nuk mund të takoheshin pasi do të shkonte në festën e Agios Joannis në Kalythies , por ai vazhdonte ta thërriste.

Rreth orës 22:30 deri në 23:00 kur ka marrë telefonin, siç pretendon ai, i ka thënë se kishte pirë shumë dhe e caktoi takimin për të nesërmen.

Në orën 22:40, siç pretendon 53-vjeçari grek, i ka telefonuar djali 20-vjeçar dhe e ka njoftuar se 46-vjeçari ndodhej në oborrin e hotelit në një gjendje të tërbuar.

Kur mbërriti, ai thirri djalin e tij që ishte brenda në shtëpi që të dilte dhe ta ndihmonte nëse kishte nevojë.

46-vjeçari filloi ta shante dhe sulmoi djalin e tij, sipas pretendimeve të autorit.

53-vjeçari pretendon se ai “doli jashtë” dhe filloi ta godiste me grusht, ndërsa në instinkt ai kapi një litar nga sipër makinës dhe e mbështolli rreth qafës për ta ulur poshtë dhe për ta neutralizuar.

E gjithë kjo u shpalos në oborrin e dhomave pranë koshave, ku janë parkuar makinat.

53-vjeçari së bashku me djalin më pas e morën trupin dhe e lanë pranë Agia Paraskevi në Kalithies në një rrugicë.

/a.r

Next Post
OKB i kërkon Rusisë dhe Ukrainës demilitarizimin e Zaporizhzhias

OKB i kërkon Rusisë dhe Ukrainës demilitarizimin e Zaporizhzhias

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com