Ish-trajneri i kombëtares së Spanjës, Vicente del Bosque thotë se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë që ka pasur ndonjëherë Real Madridi.
Portugezi ditë më parë u shpall për herë të katërt më i miri i botës nga France Football, pas paraqitjeve të shkëlqyera në Ligën e Kampionëve dhe Euro 2016, transmeton Koha.net.
“Ronaldo është lojtari më i mirë në histori të Real Madridit me rekordet që ka vendosur. Por, ai këtë e ka bërë pa zhvlerësuar lojtarët e tjerë”, është shprehur Del Bosque, raporton Goal, përgatiti Koha. (b.an)