• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Del autopsia e vdekjes së 18-vjeçares në Vlorë, historia e trishtë e jetës së saj

by A R
13/05/2018 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Adoleshentja Gerta Kasa e cila humbi jetën në moshë fare të re papritur paraditen e 9 majit, teksa ishte në orën e mësimit, nuk vuante nga epilepsia.
Përgjigja e autopsisë ka treguar se ataku kardiak i ka marrë jetën 18 vjeçares nga Vlora, duke u plasur aortën.

E reja që studionte në gjimnazin “Jani Minga”, ishte vajza e madhe e familjes, pasi ka edhe 3 motra të tjera më të vogla.

E ëma e kishte lënë të vogël, në moshën 6-vjeçare. Në atë kohë, mamaja 34 vjeçe, ndërroi jetë 4 muaj pasi kishte sjellë në jetë edhe vajzën tjetër, duke e lënë foshnjë motrën e vogël të Gertës.

I ati, në pamundësi për të rritur i vetëm dy bijat e tij, një vit pas humbjes së madhe, u rimartua. Gruaja e dytë e babait solli në jetën e Gertës edhe dy vajza të tjera, me të cilat ajo kishte marrëdhënie shumë të mirë. Kjo është historia e vërtetë e vajzës që humbi jetën të mërkurën e 9 majit në Vlorë, e treguar për “Panorama” nga i afërmi i saj.

Viktor Avdia, ka dërguar për Gazetën Panorama të vërtetën për jetën dhe ndarjen para kohe nga jeta të Gertës.

Ja cfarë shkruan ai:

Gerta iku nga banka e shkollës, mori dhimbjen ne zemër dhe la pas hidhërim të madh në familje, shkollë dhe në gjithë qytetin e Vlorës, ku lajmi u përhap me shpejtësi. Mjeket theksuan se ndarJa nga jeta e 18-vjecares erdhi nga nje atak kardiak, qe solli carJen e njërës pej venave kryesore të gjakut.

Në goditje të tilla në zemër, sipas tyre, kanë pak shanse që të mbijetojnë personat që preken. Mamaja e la Gerten të vogël, 6 vjece, për ta takuar tani 12 vite më vonë në parajsë. Zoti i bashkoi vetëm aty në prehjen e fundit. Babai i saj Rizai, ndertoi një familje model , të rregullt, shembullore dhe korrekte. Gerta u rrit dhe u edukua nga Mara, nje nene e vertete që ndau me të cdo dhimbje dhe cdo cast të bukur te jetës. Veshtirësistë e jetës në vendin tonë nuk I penguan Rizain dhe Marën të plotësonin të gjitha dëshiraT e Gertës për shkollën, pushimet dhe endërrat e saj. Pak ditë më pare, ajo ishtE në Maqedoni në një eskursion me klasën e saj.

Babai i saj Rizai dhe Mara , dy heronj të vërtetë thyen cdo vuajtje që të kishin një familje të lumtur. Gerta ka dhe 3 motra të tjera Ergisen, Eniden dhe Ilven që po rriten me të njëjtën dashuri të shenjtë sic e meriton cdo fëmijë. Por shqetësimi shëndetEsor e la në mes enderrën e Gertës duke lënë pas dhimbje dhe lot në sytë e babait të saj Rizait, Marës që e deshi me forcen e shpirtit dhe tre motrave të tjera. Të gjithë e dime si mund të rriten 4 fëmijë ne Shqipëri. E dimë që nëpër shkolla nuk ka kujdes shendetsor, nuk ka kujdes të vecantë, nuk ka rregull dhe qetësi. Në shkollat shqiptare ka vetem zhurme dhe kaos. E dimë që një familje duhet te vuaj për të rritur 4 fëmijë.E dimë që Shqipëria është vend i botës së tretë dhe shërbimi shëndetsor është ai që është. Fati e deshi që Gerta të jetonte në këtë vend ku asgjë nuk është e sigurtë. E megjithatë , Gerta iku Krenare për prindërit qe e rritën për cdo ditë me shumë sakrifika të mëdha. Cdo ditë pati kujdesie dhe dashuri te madhe nga e gjithë familja. /b.d

Next Post
Lamborghini i Papës shitet për 715 mijë Euro

Lamborghini i Papës shitet për 715 mijë Euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjermania lobon për Shqipërinë, po përpiqet të bindë Francën për çeljen e negociatave

KE rendit Shqipërinë të parën për reformat e integrimit! Koopman: Jeni në pararojë të procesit

January 16, 2026
“Për Shqipërinë ndjekim porositë e Trumpit”, VanHorn: SHBA do të forcojë SPAK, BKH dhe Akademinë e Sigurisë

“Për Shqipërinë ndjekim porositë e Trumpit”, VanHorn: SHBA do të forcojë SPAK, BKH dhe Akademinë e Sigurisë

January 16, 2026
Mbyllja e negociatave në vitin 2027, Peleshi: Nuk është premtim elektoral, por dakordësim me BE

Mbyllja e negociatave në vitin 2027, Peleshi: Nuk është premtim elektoral, por dakordësim me BE

January 16, 2026
Flet për herë të parë babai i tre fëmijëve që u gjetën vetëm në shtëpi: Me gruan u divorcuam se më tradhtoi! I dashuri i saj më rrahu djalin! Kam edhe video

Flet për herë të parë babai i tre fëmijëve që u gjetën vetëm në shtëpi: Me gruan u divorcuam se më tradhtoi! I dashuri i saj më rrahu djalin! Kam edhe video

January 16, 2026
Hakërimi i materialeve të SPAK, Berisha: Rama, personi që mund ta ketë urdhëruar

Hakërimi i materialeve të SPAK, Berisha: Rama, personi që mund ta ketë urdhëruar

January 16, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 17 janar 2026

January 16, 2026
Mbledhja e grupit/Rama porosi deputetëve: Mos braktisni territorin, në 2027 duhet të dalim para atyre që na besuan 83 mandate dhe t’u themi.. VIDEO

Mbledhja e grupit/Rama porosi deputetëve: Mos braktisni territorin, në 2027 duhet të dalim para atyre që na besuan 83 mandate dhe t’u themi.. VIDEO

January 16, 2026
Porosia e Berishës për bojkotin e “analistëve”, Bardhi dhe Balliu përballë tyre në studio, shkelje urdhri apo dalje “me lejen e Florianës”?

Porosia e Berishës për bojkotin e “analistëve”, Bardhi dhe Balliu përballë tyre në studio, shkelje urdhri apo dalje “me lejen e Florianës”?

January 16, 2026
Julio Iglesias mohon akuzat e abuzimit seksual: Do të mbroj dinjitetin tim!

Julio Iglesias mohon akuzat e abuzimit seksual: Do të mbroj dinjitetin tim!

January 16, 2026
Rama: Të vendosim piketat për godinën e Parlamentit të ri, duhet të modernizojmë administratën e Kuvendit 

Rama: Të vendosim piketat për godinën e Parlamentit të ri, duhet të modernizojmë administratën e Kuvendit 

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In