• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dekulturimi i gazetave në tranzicion

by Agron Gjekmarkaj
16/07/2020 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Në 30 vite liri, më shumë se çdo gjë tjetër është modernizuar media, në teknologji, në cilësi, në shpejtësinë e informacionit apo në çdo aspekt tjetër që konkurrenca dhe gjurmët e kohës ja imponojnë. Ato nuk e kanë bërë më të lehtë jetën tone, por më kurioze dhe interesante, sigurisht. Ndër shumë fenomene pozitive që shoqërojnë këtë ecje nëpër këto tri dekada, ajo që bie në sy është procesi i frikshëm i dekulturimit, ose e thënë ndryshe ‘dëbimi i kulturës’ prej faqe të tyre gri.

Më 5 janar 1991 botohej “Rilindja Demokratike” e cila e kishte në atë numër shumë të fortë simbolikën kulturore, pos asaj politike. Në faqen e saj të parë shfaqeshin tre shkrimtarë kryesorë të botës shqiptare, Ismail Kadare, Dritëro Agolli dhe Rexhep Qosja, me tre përshëndetje të tyret, historike për gazetën dhe epokën në të cilën po përgatitej të hynte kombi ynë.

Aurel Plasari botonte një shkrim solemn për ‘të ndaluarin e madh të letrave shqipe’, At Gjergj Fishtën, me titullin “Jo Fishtës çfarë i takon, por ne çfarë na mungon”. Një iluzion i madh e përkëdhelës vërtitej mbi shqisat tona të etura. Ai sipas të cilit demokracia shqiptare do të fliste me gjuhën e elitave përmes alfabetit të kulturës, si më i sprovuari i shekujve. Ishte thjesht një tjetër zhgënjim, sigurisht jo më tragjiku i racës njerëzore, por tejet mbresëlënës i krahasuar me realitetin.

Nëse si shembull marrim “Rilindjen Demokratike”, drejtori i parë ishte shkrimtari Preç Zogaj, bashkëpunëtor Rudolf Marku, redaktor kulture shkrimtari Fatos Kongoli. Në një moment tjetër kur “Rilindja Demokratike” ende mbahej, por pa shkëlqimin e fillimit, Kryeredaktor prapë ishte po një shkrimtar i njohur, Lazër Stani.

Madje ky organ i parë opozitar gjatë dimrit të vitit ’91, për disa numra rresht, botoi novelën e Kadaresë “Piramida e Keopsit”; po kaq konsolidoi një e më shumë faqe kulturore, ku botoheshin cikle poetike, tregime, sidomos autorë të ndaluar e letërsi burgjesh, recensione, përkthime, e të tjera. Ky shembull u imitua gjerësisht nga organe të tjera të shumta, që u shfaqën njëri-pas tjetrit në atë periudhe. Dukej si një e dhënë e patjetërsueshme, si një e drejtë e panegociueshme që çdo gazetë të kishte faqe kulture e gazetarë aktivë për t’i mbushur. Këtij kanoni nuk i bëri bisht as “Zëri i Popullit”, as të rejat si “Republika”, “Liria”, “Kosova”, “Alternativa SD”, “Çamëria”,  “Populli Po”, “Shqip”, “Tribuna Demokratike”, “Aleanca”, e  sidomos “Koha Jonë” e cila një herë në javë nxirrte një suplement kulturor, plus faqes së përditshme, më vonë “Albania”, të konkurruara prej vetë natyrës së tyre nga gazeta “Drita”  dhe “Zëri i Rinisë”, krejtësisht të transformuara pas rënies së komunizmit. Kjo e fundit gjatë viteve ‘93-‘95 kur drejtohej nga Mark Marku e Agron Tufa, shfaqej si adresa më e kërkuar kulturore për intelektualët dhe shkrimtarët tanë me rubrikën e saj “Kontrapunkt”.

Pas vitit 1997, deri nga fillimi i viteve 2000, u ndie një tkurrje, ndonëse jo drastike, e prezencës kulturore e cila ende zinte një vend të caktuar te gazeta “Shekulli”, më e madhja e kësaj periudhe. Më vonë, edhe këtu reduktimi vihej re, e bashkë më të edhe fati i vetë të së përditshmes që u mbyll. Ekspozeja   e dhjetëvjeçarit 1990-2000 tanimë duket vetëm një kujtim i së shkuarës. Shumë prej këtyre organeve janë mbyllur, disa janë transformuar e të tjera jua kanë zënë vendin.

Sot vetëm gazeta “Panorama” ruan në mënyrë serioze faqen e saj të Kulturës, ndoshta edhe prej këmbënguljes prej murgu të Alma Miles që i jep vlerë gazetarisë kulturore. Një tjetër gazetare cilësore, Elsa Demo, që e kishte të vërtete raportin me librin dhe ngjarjet kulturore është larguar nga shtypi i shkruar pas shumë vitesh. Duket si sakrificë gazetaria kulturorë në këto kohë, jo si nevojë.

Nëse bëjmë një eksperiment, ku për një javë marrim të gjitha gazetat tona të përditshme dhe hulumtojmë faqet e tyre kulturore do pësojmë një zhgënjim që nuk mbushet. Letërsia, arti, me derivatet e tyre, apo njerëzit që i bëjnë ato, nuk janë askund. Në vendin e tyre shohim vetëm përkthime të rëndomta nga interneti, sensacione vulgare nga personazhe plastike me emra xhungle. Te shtypi shqiptar është vrarë në përgjithësi pasioni për kulturën. Një recension për një libër gati konsiderohet një qokë. Kudo dëgjon që të tilla shkrime lexohen pak, klikohen gati aspak. Duket sikur logjika ekonomike e reklamave të fton drejt analfabetizmit.

Nëse ende tek-tuk ndokund ka ravgime e zukama kulturore, tentohet që për to të harxhohet shumë pak, të rekrutohen gazetarë pa përvojë për të cilët kultura është çështje e një rroge të vogël mbijetese dhe jo e një pasioni të madh që ndikon në cilësinë e jetës shoqërore. Qeveria apo Opozita, të tjerë që me deomos duan të bëhen të njohur vetëm nëpërmjet aksionit apo retorikes politike, bëjnë presion të vazhdueshëm, për t’u shfaqur me fotografi, me tekste, kumte, mesazhe, intervista dhe shtypi është dorëzuar para kësaj trysnie apo “kapjeje” për shumë arsye. Po ashtu, edhe shoqëria e cila vihet përballë alternatives së “bukës së gojës” apo vendit të punës, e ka pranuar këtë primat, madje është ajo që e kërkon, sado që rreket të shfaqet si refuzuese e zemëruar.

Përsa kohë politika investon te ulja e nivelit kulturor të qytetarëve në shtetin e tyre, ajo e ka më të lehtë përmbushjen e qëllimit të saj kryesor që është të shfaqet si elita e vetme dhe përcaktuese e shijeve dhe trendeve, e karakteristikave të etikës dhe të moralit, të standardeve institucionale e kushtetuese, të zhillimit ekonomik, teknologjik e të vetë dijes. Ndjellja e injorancës, investimi gradual në të është një terren pjellor për frikën si aleate logjike e çdo forme totalitarizmi dhe despotizmi.

Por ajo që bie në sy, sigurisht për keq, është hapësira që shtypi shqiptar u jep personazheve më kriminalë të diktaturës dhe kujtimeve të tyre. Pothuaj çdo ditë ata janë mes nesh. Për ta nuk mungon mikrofoni, nuk mungon hapësira teksa flitet pak ose aspak për viktimat e tyre. Një tendencë relativizimi nëpërmjet prezencës, shfaqjes, dialogut vihet re pa mundim. Më shpesh gjejmë një xhelat burgjesh se një shkrimtar, më kureshtar na përcillet një ish-prokuror i tiranisë se një disident, më babaxhan e moralist një hetues sesa një klerik. Një ndërrim rolesh në planin etik, për rastësi apo për qëllim, po i përcillet lexuesit shqiptar me aksiomën se ai këto kërkon më shumë. Kultura e krimit nuk mund e nuk duhet të zëvendësojë kulturën e vërtetë.

Nëse bëjmë një ekskursion leximi në disa gazeta të rëndësishme europiane e amerikane, aty do të gjejmë të plota ngjarjet, fenomenet dhe individët që i japin kuptim nocionit të kulturës. Në këto prestigjioze janë të rekrutuara shkrimtarë e kritikë me emër si interlekutorë mes librit dhe lexuesit, apo artit në përgjithësi dhe konsumatorit të tij. Atje disa gjëra të shenjta nuk janë bërë profane, ndërsa te ne duket se gjithçka profane të ofrohet si e shenjtë. Kur një shkrimtar struket, idiotët zënë vendin bosh.

Next Post
Patozi: Basha në kurthin e Metës, revolucionin e bën opozita jo Presidenti

Që të ketë referendum, duhet të ketë dhe kundërshtarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In