• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dekriptimi i telefonave/ Ja paralajmërimi i frikshëm i Lorenc Vangjelit qysh në maj 2022

by Java News
05/08/2023 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbërthimi i komunikimeve në aplikacionin e preferuar të kriminelëve, Sky ECC ka sjellë operacione të shumta policore në mbarë botën.

Bëhet fjalë për dhjetera miliona komunikime në platformat sekrete të telefonisë celulare, të cilat janë dekriptuar dhe janë pronë e agjensive ligjzbatuese në të gjithë Evropën.

Konsiderohet se shqipja është gjuha e dytë më e përdorur në këto komunikime, menjëherë mbas spanjishtes.

Një pjesë fare e vogël, vetëm maja e aisbergut e tyre janë bërë publike edhe në Shqipëri, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, mbas të cilit ranë në pranga edhe një oficer i lartë policie dhe një drejtues prokurorie.

Eshtë mjaft interesante se fiks këtë që po ndodh në këtë muaj përvëlues, por jo për shkak të vapës, e ka paralajmëruar në mënyrë të frikshme analisti Lorenc Vangjeli.

Në studion e emisionit Kontrast në Report TV, bashkë me ish-prokurorin e krimeve të rënda Eugen Beci, Vangjeli pohonte:

“…kishte të paktën dy vjet që aplikacionet e fshehta të komunikimit ishin zbërthyer prej agjensive të zbatimit të ligjit, në një bashkëpunim mes prokurorisë franceze, belge dhe holandeze, të cilat ja kishin dorëzuar gjetjet e tyre Europol-it. “Do të dalin në dritë të dhëna ngjethëse. Deputetë të të dy krahëve politikë flasin me programe të tilla”, thoshte Vangjeli në studion e Kontrast. “A ka ndonjë mundësi të verifikohet se sa deputetë flasin me një telefon të dytë me këto sistemet e inkriptuara? Nuk janë pak. Po ju them se janë në pozitë dhe në opozitë. Kanë qenë dje, janë edhe sot”, pretendonte atëhere Vangjeli një të vërtetë që po pritet të verifikohet dhe shumë më shumë në ditët në vijim.

Në komentin e tij në studio analisti shprehej se vetëm duke ndjekur rrugën e parasë mund të “…kuptohej gjithçka tjetër deri tek lidhja e politikës me krimin.

“Ne jemi në kushtet e një hipokrizie totale. Sot politika është shumë herë më e shtrenjtë se 15-30 vite më parë. Ndërkohë që niveli financimit legal të saj, ka mbetur pak a shumë në të njëjtin vend. E për këtë arsye politikës i duhet të huazojë, të “kreditohet” nga burime të ndryshme, me para që kryesisht nuk janë të pastra, për të mbajtur ndezur motorët e saj. Ne e kemi parë këtë me biznesmenë, disa prej tyre dhe analfabetë funksionalë që kanë qenë në parlament. Ata ishin atje thjeshtë si pagatorë, për të mbushur arkën që përdorej në fushatë, dhe pastaj ju shpërblehej kontributi në veprimtarinë e tyre ekonomike. Dhe po kështu, politika drejtohet gjithnjë e më shumë në një rezervuar parash që janë para që vijnë nga krimi. Politika kreditohej nga ato muajt e fushatës dhe pastaj i jepej krimit me koncesion për 4 vite të tjera”, thoshte Vangjeli në Kontrast.

Sipas tij, sa më shumë kohë kalon, aq më e fortë bëhet varësia e politikës nga krimi. ‘Krimi është si droga, fillimisht jepet falas, më pas fillon dhe e kërkon vetë, dhe më pas akoma fillon dhe nuk bën dot më pa të”.

Një vit e pak më pas nga ky paralajmërimi, nga Europol bëhet me dije se në vendin tonë në aplikacion “Sky ECC” janë të regjistruar 16 mijë abonentë, shumë nga këta edhe politikanë. Ka edhe gjyqtarë e prokurorë e madje edhe emra të rëndësishëm të medias shqiptare.

“Ka një diferencë mes asaj që dihet dhe asaj që mund të provohet. Shumicën e krimeve dihet se kush i kanë bërë. Pas disa kohësh në qeli, janë të burgosurit vetë që dinë më shumë se organet ligjzbatuese, rrëfejnë me njëri-tjetrin. Ajo çfarë pritet nuk është se sa arrestohen, por aftësia që ka SPAK për të provuar fajësinë e tyre. Sot në Tiranë ka shumë më tepër frikë. Frika është aromë, ndjehet. Duke perifrazuar një film të famshëm, drejtësia nuk është si postieri që troket vetëm një herë. Drejtësia troket dy dhe më shumë herë. Sot, nëse ndiqet rruga e parasë kuptohet shumëçka tjetër, që nga politika deri në botën e krimi”:, paralajmëronte analisti Lorenc Vangjeli në studion e Report TV, bashkë me ish-prokrurorin Eugenc Beci, nën moderimin e Denis Mingës.

Operacioni “Metamorfoza” i dha të drejtë dhe Vangjeli duket se nuk kishte gabuar dhe në pritshmëritë e tij nga SPAK-u. Por loja nuk ka mbaruar ende. Ajo sa ka nisur!

Next Post
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

E vërteta e zhurmnajës rreth ujësjellësit të Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ta plas kokën, veç hani e dh*ni, kafshë, idiote”, mësuesja dhunon dhe fyen nxënësit në klasë

“Ta plas kokën, veç hani e dh*ni, kafshë, idiote”, mësuesja dhunon dhe fyen nxënësit në klasë

February 24, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Situata politike në vend/ Shehi: Të gjithë pushtetin e ka Edi Rama, zgjidhjet e përfolura nuk vlejnë më

February 24, 2026
Akuzohej për heroinë të kapur në një Porsche Cayenne/ Media spanjolle: Biznesmeni i njohur shqiptar shpallet i pafajshëm

Akuzohej për heroinë të kapur në një Porsche Cayenne/ Media spanjolle: Biznesmeni i njohur shqiptar shpallet i pafajshëm

February 24, 2026
Dorëhiqet drejtoresha e Luvrit pas vjedhjes spektakolare të stolive të kurorës franceze. Reagon Macron

Dorëhiqet drejtoresha e Luvrit pas vjedhjes spektakolare të stolive të kurorës franceze. Reagon Macron

February 24, 2026
“Ky sport është i paparashikueshëm”, flet skiatori që mbajti flamurin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore

“Ky sport është i paparashikueshëm”, flet skiatori që mbajti flamurin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore

February 24, 2026
“Rusia nuk mposhtet nga ju”, Putin i drejtohet Europës: Do pendoheni për kërcënimet bërthamore!

“Rusia nuk mposhtet nga ju”, Putin i drejtohet Europës: Do pendoheni për kërcënimet bërthamore!

February 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një poshtërim i panevojshëm për familjen Jashari

February 24, 2026
Vjosa Osmani pa mbështetje të sigurt? Çfarë profili të presidentit po kërkon Kurti

Vjosa Osmani pa mbështetje të sigurt? Çfarë profili të presidentit po kërkon Kurti

February 24, 2026
Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ndjehet në disa qytete! Sa ishte magnituda

February 24, 2026
Formalizohet pranimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, ambasada: Krenarë për miqësinë me SHBA

Formalizohet pranimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, ambasada: Krenarë për miqësinë me SHBA

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In