• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DEKRIMINALIZIMI/ PDIU- LSI kanë në listat për deputet 7 kandidatë me precedentë penalë në të kaluarën, emrat

by Java News
05/05/2017 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka verifikuar listat shumemërore të kandidatëve për deputet të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. “BW” mëson se nga shqyrtimi i dokumentacionit është konstatuar se katër kandidatë kanë pasur në të kaluarën precedentë penalë, por pavarësisht këtij fakti, në zbatimit të ligjit ata nuk janë ndaluar për të garuar në 18 qershor.

QARKU FIER
Shkëlqim Murati, kandidati i 8-të në listën shumëemërore të PDIU-së në Qarkun e Fierit, rezulton se me vendimin Nr.242 datë 07.12.2004 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier është deklaruar fajtor për tre vepra penale “Mospagim i taksave dhe tatimeve” (I dënuar me 100.000 lekë gjobë), “Organizim i llogarive të palejuara” (I dënuar me 50.000 lekë gjobë) si edhe “Vënie në dispozicion të lokaleve për lojra të palejuara” (I dënuar me 50.000 lekë gjobë), raporton “BW. Por në bazë të nenit 69 Kodit Penal ai është rehabilituar.

QARKU KUKËS
Ish-deputeti demokrat, Fatos Hoxha, i renditur i pari në listën e kandidatëve për deputetë të PDIU-së në Qarkun Kukës, nuk ka deklaruar pranë KQZ-së asnjë dënim të formës së prerë. Por referuar dokumentacionit të siguruar nga ky institucion, “BalkanWeb” mëson se me Hoxha me vendimin nr.11 datë 20.01.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është deklaruar fajtor për veprën penale  “Kundërshtim i Punonjësve të Policisë” dhe është i dënuar me 30.000 lekë gjobë. Në bazë të nenit 69 të Kodit Penal edhe ai është rehabilituar.

QARKU SHKODËR
Biznesmeni i njohur, Seit Fishta, kryeson listën e kandidatëve të PDIU-së në Qarkun e Shkodrës. “BalkanËeb” mëson se ai nuk ka deklaruar pranë KQZ-së se është dënuar me vendim të formës së prerë. Por pas verifikimeve ka rezultuar se Fishta me vendimin Nr.534 datë 23.04.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është deklaruar fajtor për veprën penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë, falsifikim dokumenta, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe është i dënuar me 5 vjet burgim.
“BW” raporton se Gjykata e Apelit Tiranë në vendimin nr.47 datë 25.01.2008 ka vendosur deklarimin fajtor për veprën penale “Falsifikim të dokumenteve”, “ Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe e ka dënuar Fishtën me 1.000.000 lekë gjobë. Ndërkohë gjë Gjykata e Lartë në vendimin nr.115 datë 12.02.2010 ka vendosur mospranimin e rekursit. Në bazë të nenit 69 të Kodit Penal edhe Fishta, në bazë të ligjit të dekriminalizimit është rehabilituar.

QARKU TIRANË
Robert Bano, i renditur i 6 në listën e kandidatëve për deputetë të PDIU-së në Qarkun e Tiranës, gjithashtu nuk ka deklaruar asnjë dënim të formës së prerë.
“BW mëson se sipas shkresës nr.3688/1 prot., datë 02.05.2017 të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të depozituar në KQZ, rezulton se Bano, me vendimin nr.32 datë 18.07.1990 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat (Kolegji Ushtarak) është deklaruar fajtor për veprën penale  “Përvetësim i Pasurisë Socialiste”, parashikuar nga Neni 28 Kodit Penal dhe i është dhënë masë edukuese qarku shoqëror. Në bazë të nenit 69 të Kodit Penal, edhe ai është rehabilituar.
Referuar ligjit të dekriminalizimit, “BW” mëson se për KQZ-në, asnjë prej tyre nuk është në kushtet për refuzimin si kandidat për deputet të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

LSI

Në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka verifikuar të dhënat në formularët e vetëdeklarimit për secilin kandidat të listës shumemërore të Lëvizjes Socialiste për Integrim. “BalkanWeb” mëson se nga verifikimi i të dhënave në formularin e vetëdeklarimit, rezulton se të paktën 3 kandidatë kanë pasur në të kaluarën precedentë penalë, por pavarësisht këtij fakti, KQZ ka arritur në konkluzionet se asnjë prej tyre, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, nuk është në kushtet që t’i refuzohej kandidimi për deputet të LSI-së.

QARKU BERAT

Kandidati i LSI-së në Qarkun e Beratit, Klajdi Qama, i renditur i 7-ti në listë ka deklaruar se është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat për “Kundravajtje Penale”, raporton “BalkanWeb”.

Sipas shkresës me nr.3687/1 prot, datë 02.05.2017 drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rezulton se Qama me vendimin Nr.70 datë 24.03.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat është deklaruar fajtor për veprën penale “Kanosje”. Mësohet se ai është dënuar përfundimisht me 80.000 lekë gjobë dhe se në bazë të nenit 69 të Kodit Penal është rehabilituar.

QARKU KUKËS

Sokol Ponari është kandidat për deputet i renditur i dyti në listën shumëemërore të LSI-së në Qarkun Kukës. Ai ka deklaruar që është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, për Kundravajtje Penale “Punë në Interes Publik”.

Sipas shkresës me Nr.3687/1 prot., datë 02.05.2017 drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rezulton se Ponari me vendimin Nr.2582 date 04.11.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është deklaruar fajtor për veprën penale “Kundërshtim i Punonjësve të Policisë Rendit Publik” dhe është dënuar me 2 muaj burgim në aplikim të nenit 63 dhe është vënë të kryejë një punë në interes publik për një kohë prej 60 orësh. Në bazë të nenit 69 të Kodit Penal, ai është rehabilituar.

QARKU TIRANË

Ylli Shehu, i renditur i 9-ti në listën e kandidatëve për deputetë të LSI-së në Qarkun Tiranë ka deklaruar që është dënuar me gjobë me vendim gjyqësor të formës së prerë të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për Veprën Penale “Kontrabandë me mallra të tjerë”.

Por referuar ligjit të dekriminalizimit, KQZ bën me dije se asnjë kandidatë nuk është në kushtet e nenit 2, të ligjit nr.138/2015, për refuzimin e tyre si kandidat për deputet të LSI-së, raporton “BalkanWeb”.

ma.me

Next Post

Ministri Dervishaj: LSI është gati të qeverisë vendin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kujdes kur qesh pushteti!

“Katedralja jonë me kunja dhëmbësh”

February 4, 2026
Gjeniu i adhuruar dhe i keqkuptuar që foli me gjuhën e njerëzimit…

Gjeniu i adhuruar dhe i keqkuptuar që foli me gjuhën e njerëzimit…

February 4, 2026
Në Shqipëri rihapet sot zyrtarisht TikTok, vendimi merret në Këshillin e Ministrave

Në Shqipëri rihapet sot zyrtarisht TikTok, vendimi merret në Këshillin e Ministrave

February 4, 2026
Emri/ Falsifikonte kartat e identitetit për personat që kalonin ilegalisht kufirin, Apeli lë në burg specialistin e Zyrës së Shërbimit…!

Siguria në Prokurori dhe Gjykata, në tri vite u regjistruan 23 incidente ku ndërhyri Policia e Shtetit

February 4, 2026
Vrasjet e shqiptarëve nga banda serbe “Roja e Urës”, Mitrovica përkujtonin 4 shkurtin

Vrasjet e shqiptarëve nga banda serbe “Roja e Urës”, Mitrovica përkujtonin 4 shkurtin

February 4, 2026
Deklarata për Rusinë, në Ukrainë dalin kundër Infantinos: Pse nuk ke ardhur asnjëherë?!

Deklarata për Rusinë, në Ukrainë dalin kundër Infantinos: Pse nuk ke ardhur asnjëherë?!

February 4, 2026
Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start, bota në alarm

Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start, bota në alarm

February 4, 2026
Ndryshimet ligjore, Xhafaj: Janë ulur çështjet që presin për t’u gjykuar, mbështeten financiarisht institucionet e drejtësisë

SPAK “i mbylli derën” komisionit, Xhafaj i përgjigjet Klodian Brahos: Kemi të drejtë kontrolli

February 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe: Bashkia e Tiranës s’mund të jepet si qokë me parimin “e kemi të sigurt që e fitojmë”!

February 4, 2026
“Sazanin ia ofrova dhe unë Berlusconit”, Berisha: E bëri Fatos Nano para meje, por Rama e bëri për influencë politike

Nuk mori vendim për Ballukun, Berisha: Gjyqtarët u vetëposhtëruan, shkelën Kushtetutën

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In