• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dekriminalizimi/ Naço, homologëve të KiE: Më jepni informacion për shqiptarët e dënuar

by Java News
21/09/2015 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dekriminalizimi/ Naço, homologëve të KiE: Më jepni informacion për shqiptarët e dënuar

Ministria e Drejtësisë i kërkon institucioneve homologeve të vendeve të Këshillit të Europës ti vënë në dispozicion informacionin lidhur me rekordet penale të të gjithë shtetasve shqiptarë që kanë qenë objekt i shqyrtimit apo i regjistrimit në zyrën e gjendjes gjyqësore të këtyre shteteve.

Ministria bën me dije se kreu i këtij institucioni Nasip Naço “i është drejtuar zyrtarisht ditën e sotme Ministrive të Drejtësisë dhe trupit diplomatik të vendeve anëtare të Këshillit të Europës, me një kërkesë për vënien në dispozicion të informacionit që disponohet lidhur me rekordet penale të të gjithë shtetasve shqiptarë që kanë qenë objekt i shqyrtimit apo i regjistrimit në zyrën e gjendjes gjyqësore të këtyre shteteve”.

Ministria thekson se ky hap hidhet në mbështetje të procesit të ndërmarrë për dekriminalizimin dhe mirëfunksionimin e institucioneve shtetërore si Kuvendi, organet e qeverisjes vendore, institucionet kushtetuese, administrata publike etj.

Në këtë kuadër, asistencë i është kërkuar edhe Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ministri Naço shpreh vendosmërinë e institucionit që ai drejton për të siguruar suksesin e realizimit në praktikë të kësaj nisme të Qeverisë Shqiptare, duke vlerësuar se informacioni që do të sigurohet do t’i shërbejë përmirësimit të sistemit për mbajtjen e rekordeve penale, përditësimit dhe mbrojtjes së këtyre të dhënave, si dhe rritjes të besimit të publikut, në veprimtarinë e organeve të shtetërore, institucioneve të pavarura apo të administratës publike.

“Konkretisht marrja e këtij informacioni do të mundësojë krijimin dhe përmirësimin e një baze të dhënash të përditësuara, ku do të jenë të evidentuar të gjithë shtetasit shqiptar që janë proceduar apo janë gjykuar në shtetet respektive për çështje të ndryshme penale apo administrative” thuhet në njoftim.

Kjo iniciativë e Ministrisë së Drejtësisë bazohet në nenin 22 të “Konventës Europiane për Ndihmë të Ndërsjelltë Juridike në Çështjet Penale” dhe do t’i shërbejë implementimit në praktikë të ligjit “Për legjitimitetin e personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu Ministria e Drejtësisë po analizon situatën aktuale, si dhe ka ndërmarrë nismën për dixhitalizimin e Zyrës së Gjendjes Gjyqësore për të dënuarit brenda vendit, po kështu edhe për të dhënat e administruara prej vitesh, të cilat ndodhen në Arkivën e Ministrisë së Drejtësisë.

Next Post

Shqiptarët e harrojnë të gjithën, Gruevski tani pritet si hero

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E plagosi babai se refuzoi të bashkohet me nënën”, flet kushëriri i familjes për ngjarjen në Durrës

“E plagosi babai se refuzoi të bashkohet me nënën”, flet kushëriri i familjes për ngjarjen në Durrës

January 27, 2026
Veliaj paditi Presidencën dhe Dadon, zgjidhet gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen në Administrative

Veliaj paditi Presidencën dhe Dadon, zgjidhet gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen në Administrative

January 27, 2026
Ndryshime në Kodin Penal, ligje për energjinë dhe drejtësinë! Çfarë pritet sot në Kuvend

Ndryshime në Kodin Penal, ligje për energjinë dhe drejtësinë! Çfarë pritet sot në Kuvend

January 27, 2026
“Nuk dua të zgjedh”, Starmer hap dyert e mundësive me Kinën pa tradhtuar SHBA-të

“Nuk dua të zgjedh”, Starmer hap dyert e mundësive me Kinën pa tradhtuar SHBA-të

January 27, 2026
Ftesa te Bordi i Paqes/ Sondazhi: 53.2 për qind thonë se ra teza ‘Ramaduro’ e opozitës

Ftesa te Bordi i Paqes/ Sondazhi: 53.2 për qind thonë se ra teza ‘Ramaduro’ e opozitës

January 27, 2026
Rama publikon albumin nga vizita në Izrael: Shqipëria në piedestalin e respektit më të lartë

Rama publikon albumin nga vizita në Izrael: Shqipëria në piedestalin e respektit më të lartë

January 27, 2026
Minesota, Trump dërgon “Carin e Kufirit” në terren pas vrasjeve, ul gjakrat me Guvernatorin Walz

Minesota, Trump dërgon “Carin e Kufirit” në terren pas vrasjeve, ul gjakrat me Guvernatorin Walz

January 27, 2026
Nga Knesset, te Konferenca kundër Antisemitizmit! Rama përfundon sot vizitën në Izrael

Nga Knesset, te Konferenca kundër Antisemitizmit! Rama përfundon sot vizitën në Izrael

January 27, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

Si do votonit nëse zgjedhjet do mbaheshin sot? Ja përgjigjet sipas sondazhit

January 27, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In