Dekriminalizimi vijon të ketë vëmendjen maksimale nga ana e ndërkombëtarëve, dhe më konkretisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mëngjesin e sotëm, kreu i Kuvendit Ilir Meta ka pritur në një takim Nënsekretarin për Europën Juglindore të Departamentit Amerikan të Shtetit, Hoty B. Yee.
Mësohet se i pranishën në takim ka qenë edhe ambasadori i SHBA, Donald Lu.
Ky takim mes palëve vjen në një kohë kur kanë mbetur rreth dy javë nga zgjedhjet vendore, dhe ku thirrjet për dekriminalizim të listave të kandidatëve është problemi më thelbësor.









