• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dekriminalizimi i politikës, fokusi i i takimit Meta-Arvizu-Lu

by A R
26/09/2016 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u takua sot me zv/Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet e Sundimit të Ligjit dhe Trafikut Ndërkombëtar Narkotik Alexander A. Arvizu i cili ka shërbyer në të shkuarën si ambasador i SHBA në vendin tonë. Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i SHBA në Shqipëri Donald Lu.
Tema e bisedës mes tyre ishte e fokusuar mbi ecurinë e reformës në drejtësi, mbi bashkëpunimin në drejtim të sundimit të ligjit dhe për luftën kundër trafiqeve të drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Meta i uroi mirëseardhjen Ambasadorit Arvizu në Tiranë dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer amerikane në drejtim të sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke veçuar këtu mbështetjen në realizimin e reformës në drejtësi përmes misionit OPDAT, puna e të cilit vlerësohet si kyçe përgjatë gjithë etapave të reformës.

Në këtë kuadër u shpreh mirënjohja edhe për misionet e tjerë amerikanë në Shqipëri si ICITAP, i cili kontribuon përmes programeve trajnuese të hetimeve kriminale duke forcuar kapacitetet shqiptare në fushën e korrupsionit, krimit transnacional dhe terrorizmit”, thuhet në njoftimin për shtyp.

“Zv. Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet e Trafikut Ndërkombëtar Narkotik dhe Sundimit të Ligjit, z. Alexander Arvizu vlerësoi miratimin me konsensus të ndryshimeve kushtetuese për reformimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe në veçanti shprehu mirënjohjen e SHBA për rolin lehtësues që Kryetari i Kuvendit Meta luajti në fazat përmbyllëse të votimit në parlament të kësaj reforme.

Në këtë drejtim u nda bindja e përbashkët se duhet punuar gjithnjë për formula që i shërbejnë bashkëpunimit politik mes palëve në interes të përshpejtimit të kësaj reforme madhore të rëndësishme për Shqipërinë.

Meta theksoi se reforma në drejtësi duhet të shoqërohet me dekriminalizimin e plotë të politikës dhe institucioneve shqiptare, me qëllim krijimin e një mjedisi sa më të besueshëm politik dhe institucional për zbatimin me efikasitet të reformimit të tërë sistemit të drejtësisë.

Në përfundim, Kryetari Meta dhe Ambasadori Arvizu diskutuan edhe mbi forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kundër krimit të organizuar dhe kundër të gjithë elementëve të tjerë kriminalë që shkojnë ndesh me axhendën euro-atlantike të Shqipërisë”, vijon njoftimi për shtyp./a.m.

Next Post
Varre të tilla Hi-Tech nuk keni parë kurrë ndonjëherë… (FOTO)

Varre të tilla Hi-Tech nuk keni parë kurrë ndonjëherë... (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEOLAJM / Pa nisur ende protesta e PD, të miturit ‘armatosen’ me pllaka guri

VIDEOLAJM / Pa nisur ende protesta e PD, të miturit ‘armatosen’ me pllaka guri

February 10, 2026
180 vite në qeli? Ish-hetuesja e Gjykatës për Jugosllavinë: Kërkesa e tepruar, po i burgosin përjetë

180 vite në qeli? Ish-hetuesja e Gjykatës për Jugosllavinë: Kërkesa e tepruar, po i burgosin përjetë

February 10, 2026
Formulari, ja si do të legalizohen 60 mijë objektet e ndërtuara para `91

Dështon rivlerësimi i pronave? Ligji, peng i akteve nënligjore të Ministrisë së Financave

February 10, 2026
Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu (VIDEO)

Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu (VIDEO)

February 10, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin

Shtrëngata dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e mërkurë

February 10, 2026
“Rritje e përpjekjeve për të zhvilluar inovacionin shkencor”

“Rritje e përpjekjeve për të zhvilluar inovacionin shkencor”

February 10, 2026
Rrëmbimi i Bleona Matës, flet nëna: Halla e zhduku në mal! Avokati: Fëmija u kap nga një grup i strukturuar kriminal

Rrëmbimi i Bleona Matës, flet nëna: Halla e zhduku në mal! Avokati: Fëmija u kap nga një grup i strukturuar kriminal

February 10, 2026
VIDEO- Pjesëmarrje e ulët në protestën e opozitës te Kryeministria

Pak para protestës, Luçiano Boçi zbulon synimin e PD-së

February 10, 2026
Trafik droge e grup kriminal, GJKKO dënon me 20 vite burg Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin

Trafik droge e grup kriminal, GJKKO dënon me 20 vite burg Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin

February 10, 2026
Besojini pa problem! Këto dy shenja të zodiakut ta ruajnë sekretin për gjithë jetën

Besojini pa problem! Këto dy shenja të zodiakut ta ruajnë sekretin për gjithë jetën

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In