• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dekriminalizimi, fshehu dënimin, e pëson zyrtari i Drejtorisë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

by Java News
11/07/2017 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligji “për dekriminalizimin” nis të japë “fryte” në sallat e gjykatave në vend me zyrtarin e parë të dënuar. Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin e parë penal kundër një zyrtari të administratës shtetërore, i dërguar në gjyq me akuzën e falsifikimit të formularëve të dekriminalizimit. Vendimi në fjalë është shpallur më 23 qershor 2017.

I pandehur në këtë proces ka qenë L. Z., inspektor në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Tiranë. Sipas gjykatës, zyrtari nuk ka pasqyruar në formularin e vetëdeklarimit një dënim me gjobë të marrë nga Gjykata e Tiranës, 13 vjet më parë. Për këtë shkak, L. Z. është shpallur fajtor për akuzën e “falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Ai është dënuar me 6 muaj burg. Shqyrtimi gjyqësor ndaj tij është zhvilluar me procedurën e gjykimit të shkurtuar dhe për këtë shkak masa e dënimit është ulur në 4 muaj burg. Gjatë gjykimit, i pandehuri ka pohuar që nuk e dinte se ishte dënim, por gjobë. “Jam bërë pishman që nuk e kam deklaruar”, ka pretenduar ai. Inspektori i AKU-së nuk do të shkojë në qeli, për shkak se përfundimisht Gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg, duke e lënë në Shërbim Prove.

“Urdhërohet pezullimi i dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin L. Z. për një periudhë kohe prej 8 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale”, thuhej në vendimin e gjykatës. Referuar vendimit, referimi penal për të pandehurin L. Z. është bërë nga Sektori i Verifikimit të Integritetit pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Sipas këtij referimi, inspektori i AKUsë, në formularin e vetëdeklarimit, në zbatim të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i njohur si ligji për dekriminalizimin, ka deklaruar të dhëna të rreme lidhur me të kaluarën kriminale.

Gjatë procesit paraprak të verifikimit është konstatuar fakti se i pandehuri ka një vendim penal nga Gjykata e Tiranës. Nga informacioni zyrtar përcjellë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka rezultuar se ai ka pasur një dënim me 100 mijë lekë gjobë nga Gjykata e Tiranës, në vitin 2004.

Ai ishte fajësuar për akuzën e “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht ishte gjobitur me 66.6 mijë lekë. Sipas gjykatës, pavarësisht këtij fakti, në formularin e vetëdeklarimit i pandehuri i është përgjigjur “Jo” pyetjes, nëse ishte dënuar ndonjëherë me vendim të formës së prerë nga gjykatat shqiptare apo të huaja.

ma.me

Next Post
FRESSH i përgjigjet LSI-së: Do jemi bashkë me LRI-në në Jalë, mos manipuloni

FRESSH i përgjigjet LSI-së: Do jemi bashkë me LRI-në në Jalë, mos manipuloni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Ç’punë ka SPAK me mbledhjen e Rithemelimit të PD?

January 14, 2026
Zbardhet dinamika e arratisjes së Altin Ndocit/ Goditi në bark dy efektivët, i shtyu dhe u largua me shpejtësi

EMRAT/ Kush janë 8 zyrtarët e arrestuar pas arratisjes së Ndocit. Mes tyre edhe një grua

January 14, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

“Ditën me aleatët, natën me Ramën”, Hasimja kritika PD-së: Rrezikon izolimin! Nuk është gati për sakrifica reale

January 14, 2026
Arrestohen hajdutët e banesave në Tiranë, zbardhet skema e grabitjes së mijëra eurove

Arrestohen hajdutët e banesave në Tiranë, zbardhet skema e grabitjes së mijëra eurove

January 14, 2026
Vjehrri ka tentuar të varë veten me litar, vëllai i nuses kërcënon dhe Eni Çobanin

“Video duhet hequr nga rrjetet sociale”, Çobani reagon për 3 të miturit në Durrës: Familja…

January 14, 2026
Ndoci ende në arrati! Prangosen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i Policisë dhe Kryeinfermieri

Ndoci ende në arrati! Prangosen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i Policisë dhe Kryeinfermieri

January 14, 2026
‘Trimat vriten nga frikacakë’/ Historia që përloti studion, Stenaldo flet për vrasjen e babait në 1997 dhe…

‘Trimat vriten nga frikacakë’/ Historia që përloti studion, Stenaldo flet për vrasjen e babait në 1997 dhe…

January 14, 2026
Kanadaja kthen sytë nga Kina! A po e rrezikon aleancën me SHBA-të?

Kanadaja kthen sytë nga Kina! A po e rrezikon aleancën me SHBA-të?

January 14, 2026
Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit/ LDK nominon Abdixhikun kandidat për kryeministër

Abdixhiku paralajmëron largimin si kreu i LDK: Dorëheqjen do ta dorëzoj në Kuvendin e partisë

January 14, 2026
VIDEO / “O mbrojtës i ped****”, Trump i tregon gishtin e mesit punëtorit të ‘Ford’ që ia tha në sy se…

VIDEO / “O mbrojtës i ped****”, Trump i tregon gishtin e mesit punëtorit të ‘Ford’ që ia tha në sy se…

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In