• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dekriminalizimi/ Fleckenstein: Vetëm Bermuda e ka testin e drogës

by A R
02/12/2015 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eduart Kukan dhe Knut Fleckenstein besojnë se Parlamenti do të votojë me një shumicë të gjerë ligjin për dekriminalizimin. Dy eurodeputetët thonë se ky konsenus do jetë nisja e një ere të re në politikën shqiptare.

Fleckenstein thotë se testin e drogës e ka vetëm Bermuda dhe asnjë vend tjetër në botë.

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në PE: Ne shpresojmë se të enjten në Parlament do të ketë një votim në shumicë të gjerë për këtë ligj. Na u desh, apo më saktë Parlamentit iu desh plot një vit kohë për të gjetur një zgjidhje të përbashkët, një kohë shumë e gjatë. Si përfundim, rezultati është i mirë dhe kjo është mê e rëndësishmja edhe për mesazhin. Votoni së bashku e nisni një erë të re.

Eduard Kukan, ndjekës-raportues për Shqipërinë në PPE:Shpresoj vërtetë se nuk do të ketë surpriza tê minutës së fundit, por do të votohet e miratohet të enjten, sipas planit. Është një frymëzim i mirë e duhet të shërbejë për t’i inkurajuar ata se ekziston mundësia për të arritur marrëveshje mbi çështje shumê të vështira, edhe kur qëndrimet fillestare të të dy palëve janë larg njëra-tjetrëst. Kur ata diskutojnë dhe respektojnë njëri-tjetrin, në përfundim arrijnë marrëveshje në konkluzion. Mbase të dy nuk mbeten njësoj të kënaqur, por e rëndësishme është që të bëhet. Do të jetë një hap i rëndësishëm në përmirësimin e kulturës politike në Shqipëri, çfarë do të reflektohet në një imazh më të mirë të vendit jashtë, e në këtë fazë kjo ka rëndësi gjithashtu. Prandaj, unë dua t’i inkurajoj ata për çështjen e dekriminalizimit.

Top Channel: Kur flasim për surpriza, a u habitët që marrëveshja mes socialistëve dhe demokratëve nuk u arrit gjatë takimit ndërparlamentar, siç e prisnit, por disa ditë më vonë në Tiranë?

Kukan: Nuk dëshiroj të flas për çkurajime, apo gjëra negative. Kjo tregoi se nevojitej kohë për takime e diskutime të tjera. Për mua e rëndësishme është të ketë rezultat. Sigurisht, sa më shpejt, është mirë. Por jo tepër shpejtë pa patur cilësitë e nevojshme, duke krijuar probleme në të ardhmen. Mendoj se në këtë mënyrë është diskutuar nga të gjitha palët dhe do të rezistojë, sepse çështje të tilla si dekriminalizimi, apo reforma e drejtësisë, nuk është vetëm për një mandat qeverie, por për të ardhmen në afatgjatë. Prandaj duhet bërë në mënyrë të tillë, që të mos ketë presione të qëllimshme politike nga asnjë palë, për të shërbyer për një kohë të gjatë. Kjo ka rëndësi.

Fleckenstein: Pak javë më parë nuk ishte as atmosfera për të patur një dialog të tillë. Ne patëm një takim të tmerrshëm ndërparlamentar. Shumë grindje,  një tablo tepër e keqe e Shqipërisë! Kështu që më mirë që pati disa ditë ndërmjet. Të dy palët duhet ta mendojnë mirë sesi e paraqesin vendin e tyre jashtë territorit dhe sidomos, kjo shkon për opozitën. E di që është e vështirë, si një politikan në opozitë për një kohë të gjatë. Ju duhet të kritikoni qeverinë, sigurisht dhe partitë në pushtet, por kur jeni jashtë, mbani parasysh tablonë e vendit në tëresi.

Top Channel: Në të vërtetë, pavarësisht marrëveshjes së arritur, palët vijojnë të akuzojnë njëra-tjetrën. Sa e rëndësishme është reforma e drejtësisë në këtë kuadër, edhe për një zbatim të duhur të ligjit mbi dekriminalizimin?

Fleckenstein: Unë mendoj se ligji për dekriminalizimin nevojitet si fillim dhe reforma e drejtësisë është hapi i radhës tepër i rëndësishëm sepse nuk flasim vetëm për dekriminalizimin e Parlamentit, por edhe për ndryshimin e personelit në administratë apo gjyqësor, pasi me njerëzit që keni aty, nuk mund të arrini rezultate të mira me të gjithë dhe të gjithë e dinë këtë. Ndaj, ligji për dekriminalizimin është starti. Do të jetë hap i parë, për të vënë gjerat e tjera në rregullin e duhur.

Kukan: Reforma e drejtësisë është më komplekse dhe më e gjerë. Dekriminalizimi është pjesë e fortë e saj. Të paktën ka diçka po u miratua, njëfarë baze. E di se do të jetë e vështirë. E di se partitë do të kenë ide të ndryshme e mbase do të marrë kohë, por është e nevojshme të kuptohet se është një domosdoshmëri. Nëse ata duan që vendi të vijojë përpara në rrugën e integrimit duhet ta bëjnë, jo për Europën, por për gjendjen brenda vendit. Njerëzit e zakonshëm do të besojnê tek autoritetet vetëm nëse ka një sistem real drejtësie, që nuk i shërben ndonjë qëllimi politik, që është objektiv në të mirë të vendit e qytetarëve. Mbase ngjan patetike, por kështu mendoj.

Fleckenstein: Me një shembull tjetër, si mund të shpëtoni nga korrupsioni nëse gjithnjë e dini se po të çoni një dosje në gjykatë, do ju duhet të paguani për të patur rezultat të mirë. Për të ndryshuar këtë, duhet reforma e drejtësisë dhe shpresoj se me këshillën e Komisionit të Venecias, do të kryhet së shpejti. Nuk e di se sa muaj u nevojiten për ndryshimet e Kushtetutës dhe ndryshimet ligjore, por siç e dimë të gjithë, atëherë do të nisë puna sepse është e këndshme të paturit në letër, por jo kaq e thjeshtë ta bësh realitet atë.

Kukan: Dua të shtoj se unë nuk do të pranoja asnjë justifikim për të mos arritur marrëveshje nga asnjëra palë. Është hap i nevojshëm. Ka ndihmë të Komisionit të Venecias, kështu që u takon atyre të gjejnë marrëveshje.

Top Channel: Z. Kukan a pajtoheni me zotin Berisha , i cili deklaroi sërish se nuk do të votojë ligjin nëse nuk përfshin testin e drogës?

Kukan: Unë çmoj marrëveshjen e arritur ndërmjet dy partive.

Fleckenstein: Të gjithë e dimë se përjashto Bermudën, nuk ka asnjë vend të botës me këtë lloj testi droge, ndërsa unë i druhem më shumë testit të alkoolit këtu në Parlamentin Europian, të paktën pasditeve./ Top Channel

Next Post

Aguero: Do largohem nga Manchester City

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In