• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dekriminalizim i gjithë shtetit, apo i stilit “karrigia 5, radha 6”?

by
16/09/2015 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder MInxhozi/

Klasa politike po nxiton në errësirë, drejt kërkimit, më shumë sesa gjetjes dhe zbatimit, të një formati për të pastruar vetveten dhe institucionet e shtetit. Ndërkohë që komisioni parlamentar përkatës vijon të debatojë “për procedurë”, qeveria ka nxjerrë me shpejtësi një projektligj për dekriminalizimin, ku duket se spikasin dy togëfjalësha: “dënim i formës së prerë”, si dhe “zyrtarë në detyrë”.

Dikush mund të thotë se këto dy formulime përjashtojnë djallëzisht njëri-tjetrin, por duhet pritur edhe pak që të peshohet siç duhet, një nismë e cila duket se po kërkon t’ja vjedhë iniciativën opozitës.

Megjithatë, përtej formulimeve dhe drafteve konkrete, çeshtja madhore që mban peng sot pastrimin e shtetit dhe të politikës nga “drunjtë e shtrembër”, është ajo e përmasave të procesit. Sepse, siç na e thotë filozofia, ky është vërtet rasti kur ndryshimet sasiore, çojnë në ndryshime cilësore.

Para nesh është tashmë një model. Ai i opozitës, e cila ka pretenduar të drejtën e autorit të vetë procesit. PD mbron një tezë qëndrore në garën për dekriminalizimin: ajo thotë se maxhoranca ka një listë zyrtarësh të lidhur me krimin, të cilët duhen larguar. Ka publikuar emrat, fajet që pretendohen se kanë bërë këta individë e plot detaje të tjera rreth të shkuarës së tyre. Opozita pretendon sot se po të eliminohet kjo listë personash, e gjitha me përfaqësues të pozitës, procesi quhet i suksseshëm dhe produktiv.

Ky dekriminalizim i tipit “karrigia 5, radha 6”, është në fakt vetëm një operacion kozmetik për imazhin dhe interesat politike të njërës palë. Ai nuk prek thelbin e problemit, nuk pastron seriozisht klasën politike dhe institucionet shtetërore nga gjynahqarët. Bashës sot i duhet që të triumfojë idea se kundërshtarët e tij politikë kanë filtruar kriminelë në shtet dhe këtu mbaron gjithçka.

Shqipëria nuk ka sot vetëm një problem me kryetarin e bashkisë së Krujës, apo atë të Kavajës. As me tre, katër apo pesë deputetë të inkriminuar. Dekriminalizimi është i mangët, nëse kufizohet vetëm tek pushteti legjislativ dhe ai administrativ. Në një çerek shekulli, kjo klasë politike ka flirtuar dendur me krimin dhe shkeljen e ligjit, duke prodhuar bëma dhe gropa të thella në buxhetin e shtetit, ose edhe duke marrë jetë njerëzish të pafajshëm, dhunuar institucione, rregulla e ligje ngado. Sapo kemi përkujtuar datën 14 shtator 1998, e cila është një gur kilometrik në historinë e dhunimit të shtetit.

Për pasojë dekriminalizimi duhet bërë duke hequr syzet politike të mometit, të cilat nuk mund të shkaktojnë veçse miopi dhe dritëshkurtësi. Politika dhe shteti duhen pastruar në 360 gradë. Në të tashmen, por edhe në të shkuarën, kur bëhet fjalë për ngjarje që kanë tronditur themelet e demokracisë shqiptare. Është e pasinqertë që liderë politikë që kanë marrë mbi vete akuza zyrtare mbi 200 milion euro nga prokuroria e Republikës, të predikojnë dekriminalizimin e të tjerëve, por jo të vetes.

Nëse pastron vetëm një dhomë të shtëpisë, duke lënë të pista koridorin, ballkonet dhe dhomat e tjera, shumë shpejt shtëpia ndotet sërish e tëra. Meqë dekriminalizimi ka marrë shumë kohë dhe energji tashmë, ja vlen të jetë gjithëpërfshirës dhe i padiskriminuar. Ndryshe do asistojmë në teatrin e rradhës, jo në reformën që e presin të gjithë.

 

Next Post

Testi i drogës, Braho: Ka shumë që e kanë përdorur nga ju edhe nga ne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In