Komisioni Ligjeve diskuton sot dekretin e Presidentit për “Kadastrën” i kthyer në Kuvend. Gjatë raportimit në komision, Bledar Dervishaj, këshilltar ligjor i presidentit Meta tha se ligji cenon parimin e sigurisë juridike dhe se titujt e pronësisë nuk mund të jenë e drejtë e kadastrës.
“Krijohet tension kushtetues, nuk janë në përputhje me jurisprudencën. Bie ndesh me dispozitat civile të Kodit Civil. Ligji cenon parimin e sigurisë juridike që ofronte ligji i mëparshëm. Saktësimi i titujve të pronësisë nuk mund të jetë e drejtë e kadastrës”, tha Dervishaj.
Nga ana tjetër deputetja socialiste, relatorë e ligjit Klotilda Bushka tha se pretendimet e presidentit nuk qëndrojnë, “Siguria juridike ka të bëjë me garancitë që i jepen qytetarëve”, tha Bushka.
/a.meta










