• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dekreti për Janullatosin/ Ish Presidenti Moisiu: Vendimi i Metës…

by Java News
25/12/2017 08:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka ardhur në vendin tonë më 3 qershor 1991, kur President ishte Ramiz Alia, i cili ka pranuar letrat e tij kredenciale. Por, caktimi i një kleriku për të rimëkëmbur Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ka ngjallur reagime, për shkak se Janullatosi nuk ishte shqiptar. Pas rrëzimit të diktaturës, Anastas Janullatosi ka bërë kërkesën e tij të parë për të marrë shtetësinë shqiptare që në viti 1992, kur President ishte Sali Berisha.

Por, asokohe, kërkesa nuk u aprovua. Dosja qëndroi në tryezën e Presidentit edhe gjatë mandateve 5-vjeçare të pasardhësve të Sali Berishës. Të njëjtin qëndrim për të mos ia miratuar kërkesën për nënshtetësi shqiptare kanë bërë dhe ish- presidentët Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe Bujar Nishani, të cilët ndoqën praktikën e paraardhësve, duke ia kaluar pasuesit vendimmarrjen.
Kjo kërkesë është aprovuar vetëm më datë 22 dhjetor nga Presidenti aktual, Ilir Meta. Por vendimin e Presidentit Meta ka refuzuar ta komentojë ish-kreu i shtetit, Alfred Moisiu. “Unë respektoj gjithmonë një kod heshtjeje, që pas përfundimit të mandatit tim si President. Nuk komentoj asnjëherë vendimet e paraardhësve dhe pasardhësve në këtë detyrë”, tha dje Moisu për “Panoramën”.

DISKUTIMI
Në vitin 2008, çështja e nënshtetësisë së Kryepeshkopit është hapur sërish dhe asokohe President ishte Bamir Topi. Për ish- kryetarin e shtetit, Bamir Topi, mosdhënia deri tani e nënshtetësisë shqiptare për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, nuk ka ardhur për shkelje ligjore, por ajo është “vetëm një gjë në proces, ku duhen marrë në konsideratë disa ndjeshmëri të brendshme”.
Topi ka thënë se “mua më takon të vlerësoj ndjeshmërinë në mënyrë shumë të kulturuar”. Duke vlerësuar punën e Janullatosit në krye të Kishës Ortodokse, Topi ka deklaruar se “Kryepeshkopi grek ka qenë edhe në një pozicion ku i ka shërbyer Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”.

KRITIKAT
Historia e ardhjes së Janullatosit në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare zë fill në qershor të vitit 1991, ku u ngarkua me detyrën e ekzarkut nga Patriarkati Ekumenik i Kostandinopojës, me titullin peshkop i Andrusës. Në atë kohë ndodhej në Afrikën Lindore, i ngarkuar me detyrën e “Kryepeshkopit aktiv” për mëkëmbjen e Kishës Ortodokse të Kenias, Ugandës dhe Tanzanisë, me qendër në Nairobi.
Burimi:http://www.panorama.com.al/pakti-i-heshtur-5-presidentet-refuzuan-ti-jepnin-nenshtetesine-janullatosit-nga-pranimi-te-ramizi-te-heshtja-e-topit/

Next Post
Rikthehen temperaturat e larta, ky është parashikimi i motit për sot

Moti sot, i kthjellët dhe me vranësira kalimtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump ashpërson qëndrimin për Groenlandën para Davosit: Nuk ka më kthim mbrapa

Trump ashpërson qëndrimin për Groenlandën para Davosit: Nuk ka më kthim mbrapa

January 21, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Dita e sotme me shi dhe shtrëngata, temperaturat nuk ndryshojnë

January 21, 2026
21 Janari, Rama: Drejtësia i ngjan një breshke, por sado të vonojë nuk do të harrojë

21 Janari, Rama: Drejtësia i ngjan një breshke, por sado të vonojë nuk do të harrojë

January 21, 2026
“21 Janari”/ Sot 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në bulevard, krimi shtetëror që ende kërkon drejtësi

“21 Janari”/ Sot 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në bulevard, krimi shtetëror që ende kërkon drejtësi

January 21, 2026
600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In