• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dekorimi i ballistëve/ Degradon fjalori i Presidentit, Nishani: Sulmet nga ata që përdhosën Luftën

by Java News
26/10/2016 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës,Bujar Nishani,ka reaguar pas akuzave të bëra në adresë të tij se ka dekoruar bashkëpunëtorë të fashistëve dhe nazistëve, lidhur me dekorimin e 67 ballistëve. Përtej qëndrimit të kreut të shtetit, i cili i ka bërë alibi vendimit të tij për dekorim, ajo që bie në sy është fjalori i përdorur nga Nishani ku nuk mungojnë fjalë të pahijshme si “përdhosje”, “makabritet” etj. Nga ana tjetër në reagimin e kreut të shtetit, ajo që kosntatohet lehtësisht, është një fjalor urrejtje ndaj të gjithë atyre që nuk ndajnë të njëjtin opinion me të, lidhur me aktin në fjalë. Ai i konsideron si sulme dhe provokime të adresuara nga nostaligjikët enveristë të diktaturës, kundërshtit për dekorimin e 67 ballistëve.

“Kujtimi dhe dekorimi i 67 nacionalistëve të ekzekutuar nga dora kriminale e një grupimi të bolshevikëve shqiptarë të orientuar nga të dërguarit jugosllavë, është një detyrim dhe përgjegjësi historike e Shqipërisë së sotme euro-atlantike.Asnjë prej martirëve të ekzekutuar dhe në asnjë moment të vetëm të jetës së tyre nuk pati një bashkëpunim me pushtuesin.Përkundrazi, ata ishin luftëtarë të lirisë kundër nazi-fashizmit”, deklaron Nishani, duke dëshmuar në këtë rast se reagimi i Presidentit është thjeshtë mllef dhe një përpjekje të tij diletante për të falsifikuar historinë.

Më tej Presidenti nuk ngurron të shprehë edhe një fjalor aspak etik për pozicionin që ka, të paktën për të na dëshmuar se akti i dekorimit ishte mbështetur në racionalitet historik, dhe se nuk ka të bëjë me urrejtje apo mllefe. Sipas tij, ballistët u ekzekutuan në mënyrën më makabre të mundshme vetëm për faktin se ishin kundër modelit dhe ideologjisë bolshevike, që një grup individësh po përhapnin përmes terrorit në viset shqiptare.

“Ata u ekzekutuan në mënyrën më kriminale të mundshme pasi ishin kundër shitjes së trojeve shqiptare tek të huajt.Ata u ekzekutuan se kërkonin orientimin perëndimor të Shqipërisë. Institucioni i Presidentit të Republikës e konsideron të papranueshme ringjalljen e urrejtjes staliniste, veçanërisht kur ajo vjen nga anëtarë të Kabinetit Qeveritar të një vendi anëtar i NATO-s dhe kandidat për Bashkimin Evropian”, deklaron Presidenti, në një përpjekje dëshpëruese të tij për të krahasuar qeverinë aktuale me qeverinë e Enver Hoxhës, duke i qëndruar profilit të tij si një President i PD-së dhe jo i të gjithë shqiptarëve që nuk mendojnë doemos si Nishani. Më poshtë kreu i shtetit bën një seri pyetjesh që në thelb nuk kanë asnjë lidhje me aktin e tij të dekorimit të 67 ballistëve, por janë thjeshtë një propogandë bajate politike të dal boje tashmë.

“A nuk u ekzekutuan pa gjyq me qindra intelektualë në qytetet e Shqipërisë me akuzat e rreme të bashkëpunimit me pushtuesin? A nuk u ekzekutuan dhe burgosën me qindra klerikë martirë me akuzat e rreme të bashkëpunimit me pushtuesin? A nuk u ekzekutuan, burgosën, interrnuan me qindra mijëra shqiptarë të pafajshëm me akuzat se ishin bashkëpuntorë të “imperializmit” dhe të “revizionizmit”? A nuk u ekzekutuan në kufi me qindra të rinj me akuzën se donin të tradhëtonin Atdheun dhe partinë? A nuk u konfiskua çdo pronë shqiptarëve me akuzën se ishin armiq të pushtetit po të pasuroheshin me pronat e tyre? A nuk u burgos brenda një kampi të madh me tela një popull i tërë i lënë në varfëri ekstreme dhe padituri të thellë me akuzën se liria është opium për popullin?”, janë disa prej pyetjeve që shtron Presidenti.

Dhe si për ti vënë ‘kapakun” Nishani sulmon thuajse të gjithë shoqërinë shqiptare që nuk arrinë të kuptoj dot dekorimet e tij, duke e akuzuar se “sa shumë është dëmtuar shoqëria shqiptare nga moshetimi dhe mosdënimi i krimeve të komunizmit, si i vetmi vend ish-diktatorial  që nuk e ka kryer këtë proces”.

“Këto provokime na treguan edhe njëherë se sa seriozisht e kërcënuar mbetet liria jonë.Ata që e kanë përdhosur Luftën Antifashiste dhe sakrificat për liri të shqiptarëve duke kryer krime mbi shqiptarët, do të mbeten përjetësisht në altarin e turpit të historisë së kombit shqiptar”, përfundon Presidenti, duke na dëshmuar me këtë rast dhe një fjalor jo shumë etik, kur është fjala për një President.

Me. Ar

Next Post
Ardit Gjoklaj, autopsia konfirmon vdekjen nga fadroma

Vdekja e 17-vjeçarit në Sharrë, lihet në burg përgjegjësi i kompanisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dështoi të vjedhë Postën, autori në Shkodër tenton të grabisë edhe një market

Dështoi të vjedhë Postën, autori në Shkodër tenton të grabisë edhe një market

February 6, 2026
Dyshohen për vjedhje votash në Gjakovë, kërkohet paraburgim ndaj 22 personave

Dyshohen për vjedhje votash në Gjakovë, kërkohet paraburgim ndaj 22 personave

February 6, 2026
VIDEO/ Demokrati-Berishës: Ose nxirrni kandidatin politik të Tiranës, ose hiqni dorë!

VIDEO/ Demokrati-Berishës: Ose nxirrni kandidatin politik të Tiranës, ose hiqni dorë!

February 6, 2026
Sulmi ndaj Sulës, Spaho ironizon Nokën: Ka të drejtë Flamuri, ata që Doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara!

Sulmi ndaj Sulës, Spaho ironizon Nokën: Ka të drejtë Flamuri, ata që Doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara!

February 6, 2026
Von der Leyen paralajmëron: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Konferenca e Jaltës

BE miraton paketën e 20-të të sanksioneve ndaj rusëve, von der Leyen: Kjo është e vetmja gjuhë që ata kuptojnë

February 6, 2026
Një person tenton të grabisë filialin e Postës Shqiptare në Shkodër, dështon të kryej aktin

Një person tenton të grabisë filialin e Postës Shqiptare në Shkodër, dështon të kryej aktin

February 6, 2026
Analisti: Përjashtimi i Dash Sulës është “tragjedi-komedi”, PD nën drejtimin e Sali Berishës është parti brutaliteti dhe dhune

Analisti: Përjashtimi i Dash Sulës është “tragjedi-komedi”, PD nën drejtimin e Sali Berishës është parti brutaliteti dhe dhune

February 6, 2026
50 ditë pa monopatina, kaos në terren, policia vijon sekuestrot, ligji nuk po vjen

Eksperti i qarkullimit rrugor: Duhet VKM specifike për mënyrën se si duhet të përdoren monopatinat

February 6, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 6, 2026
Reforma: Teritoriale versus strukturore

Reforma: Teritoriale versus strukturore

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In