• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dekoratat e kufomave V.S. barkut të t’gjallëve

by Java News
21/12/2015 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Kanë qenë të frikshme shifrat e paraqitura tre ditë më parë në një aktivitet, sa i përket jetës së fëmijëve jetimë. Dhe, jo shumë kohë para tyre, një shqetësim po kaq të madh për vendin, e paraqiti komuniteti rom për strehimin. Por ndërsa komisionet përgjegjëse të parlamentit, që merren me çështjet sociale, e justifikuan se për romët nuk mund të angazhoheshin, për shkak të zërit kaotik të tyre, nuk mund të thuhet kështu për jetimët.

I gjithë mjedisi, ku ngrihet ky shqetësim, vjen kur kuvendi shqiptar është mbledhur dhe vazhdon parodinë dypalëshe të akuzave reciproke. Kështu, seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, Opozita depozitoi një projekt rezolutë për heqjen e dekoratave, titujve dhe medaljeve për ish-zyrtarë të komunizmit, etiketuar si xhelatët e diktaturës, kurse ish-kryeministri Rama iu përgjigj me propozimin e disa amendamenteve për heqjen e medaljeve edhe për ish-anëtarët e byrosë politike.

Kuptohet se nuk ka asgjë të keqe dhe duhet vlerësuar. Përveç faktit se të dy partitë, që e kanë drejtuar vendin në këto 25-vjet, kanë pasur mundësi ta bënin këtë ligj prej kohësh, kur shumë prej objekteve të tyre ishin gjallë, kurse ky angazhim është nga gjërat më skajore që i shkon ndërmend vendit dhe të rinjve shqiptarë, që as nuk e dinë dhe nuk u intereson se cilët ishin njerëzit e Byrosë Politike.

Aman, po të kthehesh në problemin e jetimëve është vërtetë trishtuese, kur dëgjon se Shqipëria me 2.8 milionë banorë ka 184.000 fëmijë në nevojë , të cilët përfshihen në skemën e ndihmës ekonomike shtetërore, ku 31.000 fëmijë janë të kategorisë së jetimeve. Theksojmë se vetëm një pjesë e vogël prej tyre marrin asistencë sociale, që mbulon as më pak e as më shumë sesa 5 % të nevojave minimale të jetesës. Por  s’mbaron këtu: kur mendon se një pjesë të konsiderueshme të 100.000 personave me aftësi të kufizuara, e përbën një numër i madh jetimësh dhe romësh, që gjenden sot në zgrip të varfërisë.

E sa për shifrat e romëve janë edhe më të frikshme, por mbase nuk është vendi dhe koha për t’i përmendur këtu, pasi kakofonia që përcjell zërin e tyre dhe mbi të gjitha OJQ-të e ndryshme i kanë dëmtuar pa masë.

Ndaj, në vend që parlamenti shqiptar të merret realisht me përmirësimin e kuadrit ligjor por edhe me kontrollin e skemave sesi abuzohet me romët dhe jetimët, energjia më e madhe humbet për sherre dhe komunizmin, që realisht ka vdekur prej kohësh mes shqiptarësh.

Kjo e shpjegon thjesht sepse njerëzit s’kanë besim dhe vetëm sodisin gjithçka flitet në atë parlament, sepse megjithëse gjendja është parashtruar vazhdimisht, skemat e abuzimit me jetimët vetëm sa sofistikohen, dhe nuk marrin fund. E të mendosh se për rastet e veprimeve kriminale me fëmijët jetimë, me abuzimet në emër të tyre, ka shërbyer edhe apeli i një armate të tërë aktorësh seriozë që nga UNICEF-i, Save the Children, apo dhe Amnisty International, atëherë e kupton vetë seriozitetin e parlamentit tonë. Dhe, nuk mbaron këtu, sepse strukturat dhe deputetët e parlamentit të rreshtojnë pa fund argumente sesi kanë ngritur njësi, sesi po përmirësojnë kuadro ligjore, por nuk dinë të të thonë të thjeshtën: pse jetimët dhe romët janë gjithnjë e më keq. Madje, shumë më keq, sesa ata që do të dorëzojnë dekoratat dhe që e bënë dhe njëherë parlamentin të harxhojë energjinë për kufomat në vend të ishte pak më njerëzor për barkun e skamnorëve shqiptarë të shekullit XXI (Java).

Next Post

Ristani: Në 2013 PD doli në opozitë për shkak të korrupsionit në qeverisje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

April 8, 2026
“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

April 8, 2026
BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

April 8, 2026
Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

April 8, 2026
Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e tij

April 8, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që Mojtaba Khamenei ka vdekur

April 8, 2026
La Repubblica: Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

La Repubblica: Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

April 8, 2026
Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

April 8, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC-së: Çfarë do të thotë armëpushimi dyjavor Iran-SHBA, “gjysmë suksesi” me rezultat të pasigurt

April 8, 2026
Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In