Presidenti Bujar Nishani edhe pse është në ditët e fundit në krye të shtetit, nuk ka nguruar të vijojë me shpërndajen e dekoratave pa u kursyer duke u treguar mjaft “zemërgjerë”.
Pas dekorimit të 32 artistëve brenda një dite, me titujt “Nderi i Kombit” dhe “Mjeshtër i Madh”, presidenti Bujar Nishani ka bërë të tjera dekorime.
Nga data 19 deri më 27 qershor, presidenti ka dekoruar me titujt “Mjeshtër i Madh”, “Martir i Demokracisë”, “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeu”, “Naim Frashëri”,…etj, dhe 70 personalite, të cilët kanë lënë gjurmë përgjatë karrierës së tyre. Mes të dekoruarve bëjnë pjesë këngëtarë, futbollistë, poetë, ambasadorë, mjekë etj, shkruan newsbomb.
Natyrisht që Bujar Nishani la të paktën një gjurmë për tu mbajtur mend në postin që drejtoi, ku gjithnjë do të kujtohet për dekoratat pa kriter./a.ç












