• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Duhet filluar nga nënvetëdija

by A R
27/11/2015 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Shtyrja e Ligjit të Dekriminalizimit në sesionin e të enjtes së parlamentit shqiptar na tregoi edhe njëherë sesa ‘të papërgatitur’ i kemi ligjvënësit të vendosin për drafte, për të cilat shoqëria jonë duhej t’i kishte superuar prej kohësh. Kemi parë në vitet e fundit lloj-lloj demagogësh parlamentarë e pushtetarë të na flasin për parimet e demokracisë, luftën ndaj  kriminelëve dhe fundin e komunistëve. Anipse jemi në vitin 2015, jo vetëm s’është bërë asgjë, por shumë prej atyre që i shërbyen sistemit komunist janë mrekullisht shëndoshë dhe të ricikluar në mënyrën më të mirë të mundshme. Si për ironi urrejtjen komuniste e kanë ushqyer më së shumti njerëzit si ish-kryeministri Berisha që kanë pasur benefice pafund ndaj saj. Në stadin ku kemi arritur është e kuptueshme që ne vuajmë sinqerisht për një bazë të themi morale “shpirtërore”. E pëshpëritin të gjithë, kurse duket hapur se kjo është ajo që po ua gërryen ndërgjegjen deputetëve, politikanëve të ndryshëm dhe gamën e madhe të përfituesve, që duan t’i justifikohen së pari vetes. E ndodh, që ligjvënësit po punojnë me ligjet (mos të harrojmë edhe presionin ndërkombëtar) që të duken se në periudhën e tyre po bëhet diçka, kurse politikanët e terrenit me kinse fjalët  dhe fabrikimin e gjërave që nuk ekzistojnë.

Mungesa e thellë e moralit politik dhe parlamentar ka bërë të ringrihen figura të turpshme, përpos lançimit të figurave të së shkuarës, që për hir të së vërtetës, duhet të rishikohen thellësisht, apo disa të tjerë që duhet të frenohen me këtë marri kolektive që po bëjmë. E megjithatë sado që flitet, kemi akoma në parlament ish-komunistë që ta bëjnë të neveritshëm Kuvendin dhe mbi të gjitha psikologji kolektive, që i është bërë trase  mendimit dhe vendimit për të sjellë në Kuvend dhe në pushtetin lokal lloj-lloj kriminelësh, që tashmë të dy palët ia ngecin njëra-tjetrës si patatet e nxehur. Por ndërsa për dekriminalizimin, politikanët e kanë një “justifikim” (Si mund të vinë në pushtet pa ta); përgjigje s’ka për ata mijëra të zhdukur, për dosjet e pahapura të spiunëve etj.

Edhe njëherë tjetër, shoqëria shqiptare po bën gabimin që bën paraardhësit me shikimin e pamjaftueshëm që i kushtuan trashëgimisë së shekujve të perandorisë osmane, që sollën vazhdimisht probleme në qeveritë e viteve ’20 dhe ’30. Shtuar me atë që bën komunistët pastaj, duke hedhur poshtë gjithçka pozitive të arritur deri më atëherë.

Kështu në nënvetëdijen tonë veç osmanizmit janë kalcifikuar shtresat e komunizmit që po na sjellin pasojat në të gjitha sferat shoqërore. Në mënyrën e të shkruarit të historisë, në mënyrën sesi nuk dimë të vendosim gishtin në plagë dhe në mënyrën sesi do projektojmë të ardhmen tonë. Një mësim që filozofia e thotë se do jemi të varur t’i përsërisim. Kështuqë dekriminalizimi, dukej aq shumë qesharak të enjten tek të dy palët që akuzonin njëra-tjetrën për faje që i kanë bërë dhe do vazhdojnë t’i bëjnë po vetë. Ndaj s’është keq ta etiketojmë atë kohë me emrin e vërtetë, të lirojmë fillimisht nënvetëdijen tonë dhe pastaj të merremi edhe me dekriminalizimin, që për hir të së vërtetës është sot në vetëdijen e njerëzve që e prodhojnë këtë gjendje.

Next Post

Ilir Kupa: Arratisja nga burgu, nuk kam tentuar të vras policë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In