Katër të dënuar për trafik droge duhet të deklarojnë burimin e pasurisë. Operacioni Forca e Ligjit i ka çuar formularin e deklarimit një të dënuari nga Përmeti dhe tre të tjerëve nga Gjirokastra.
Personat qe duhet te deklarojne pasurine jane Niko Qëndri, Çimi (Ndriçim) Ibrahimi, Avdul Avduli dhe Ermal Ndreu.
Njoftimi i policisë
Niko Qëndri banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Çimi (Ndriçim) Ibrahimi banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Avdul Avduli banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”;
Ermal Ndreu banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
g.kosovari