Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim është duke zhvilluar një takim në Kryeministri me kreun e qeverisë Edi Rama.
Vizita e Yuri Kim në Kryeministri ndodh ndërsa në Polin e Drejtësisë, pritet të zgjidhet kreu i ri i SPAK, ku në garë janë 3 kandidatë.
Pak ditë më parë, Ministria e Jashtme njoftoi se kanë nisur procedurat e zëvendësimit të ambasadores Kim pasi i ka përfunduar mandati, ndërkohë që diplomatja konfirmoi se do të qëndrojë pak më gjatë në vendin tonë.
Ambasadorja Kim dhe kryeministri Rama u takuan më herët gjatë kësaj jave ku diskutuan dhe për 100 vjetorin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
/a.r