• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deklaratat e Imamit, reagon kandidatja e PS, Anagnosti: “Na marrsh të ligat, benimam”

by Java News
30/05/2017 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deklarata e ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami një ditë më parë në Opinion ngjalli reagim të madh, veçanërisht në rrjetet sociale, kur tha se Jozefina Topalli u hoq nga lista e kandidatëve për deputetë të PD-së, për tu zëvendësuar nga gra pa karrierë që kanë “pjellë” 3-4 fëmijë.

Pikërisht fjala e rëndë me të cilën ai ju drejtua grave që kanë sjellë në jetë fëmijë, u bë shkak i revoltës sociale. Kandidatja për deputete në listat e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Silda Anagnosti, i është drejtuar me fjalën “benimam”, të përjashtuarit nga listat e PD-së, duke i folur si një grua që edhe pse në karrierë e konsideron veten shtëpiake, nënë e tre fëmijëve që i bën një kritikë të fortë për ‘pjellorinë’ e përdorur nga Imami.

Ajo flet për një lojë të pabarabartë që bëhet mes grave dhe burrave kur vjen puna tek diskutimi mbi profesionalizmin, i cili sipas Anagnostit nuk ka asnjë arsye pse të lidhet me organet riprodhuese të gruas.

“Na marrsh të ligat, benimam!

I nderuar benimam,

Unë jam një grua. Kam qenë shtëpiake gjithë jetën megjithëse kam punuar me kohë të plotë, sepse ti dhe benimamët e tjerë i shikoni punët e shtëpisë si punë grash. Kam lindur tre fëmijë. Nuk i kam pjellë, benimam, se lopët pjellin. Gratë sjellin në jetë fëmijë, ëngjëj. Fatkeqësisht disa kur rriten bëhen djaj të këqinj.

Kështu pra, benimam, unë kam sjellë në jetë tre fëmijë, por kam një lajm për ty dhe benimamët e tjerë, numri i fëmijëve nuk ndikon as në profesionalizëm dhe as në shëndet mendor.

Po pse, o benimam, pse. Pse duhet ta lidhësh figurën e gruas me organet e saj riprodhuese? Se nuk është lojë e drejtë, jo për gjë, nëse ke guxim të luash.

Pra, benimam, dhe ju benimamët e tjerë, nëse një grua sjell në jetë fëmijë dhe sa fëmijë sjell në jetë, është puna e saj. A keni guxim të diskutoni profesionalizmin dhe aftësinë e një gruaje siç diskutoni ato të një burri? Se me thënë të drejtën, atë që ti dhe benimamët e tjerë e bëni nën këmishën që jua hekuros një shtëpiake, unë dhe shoqet e mia e bëjmë akoma më mirë, madje edhe duke hekurosur, edhe duke rritur 3-4 fëmijë. Ndaj na marrsh të ligat, benimam!”, shkruan në rrjetin social Facebook, Anagnosti.

Next Post
U shkarkua nga ministri i Bashës, flet drejtoresha e ambulancës së Lushnjes

U shkarkua nga ministri i Bashës, flet drejtoresha e ambulancës së Lushnjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjoba ditore deri në 500 mijë lekë, ligji i ri me sanksione ndaj përmbajtjeve të dëmshme online

Gjoba ditore deri në 500 mijë lekë, ligji i ri me sanksione ndaj përmbajtjeve të dëmshme online

January 15, 2026
“Është bërë gati vendi për ekzekutime”. Irani përgatitet për hakmarrjen e madhe?

“Është bërë gati vendi për ekzekutime”. Irani përgatitet për hakmarrjen e madhe?

January 15, 2026
Paralajmërimi i ekspertit të emigracionit: Mund të pezullohet Lotaria Amerikane edhe për ata që e kanë fituar

Pezullimi i vizave amerikane, eksperti zbulon detajet: Thelbi është barra buxhetore, ja deri kur do qëndrojë në fuqi

January 15, 2026
Reagon ashpër Gjin Gjoni: Rama na urren, nuk emëroi asnjë ministër nga Veriu

Qendrimi i Berishës ndaj SPAK, Gjin Gjoni: Ai ka kritika ndaj individëve, jo ndaj institucionit

January 15, 2026
Vendimi i Apelit për PD nxjerr në pah domosdoshmërinë e rekursit në Gjykatën e Lartë

“Pasuritë e tyre, në sitë të prokurorisë”, Gjikondi: Basha ka orientuar SPAK drejt Berishës për “21 janarin”

January 15, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat rriten lehtë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat rriten lehtë

January 15, 2026
Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In