• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deklaratat e Berishës, Spiropali: Sulm i paprecedent ndaj ambasadorit të BE-së

by A R
06/11/2025 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë Elisa Spiropali ka reaguar sot më 6 nëntor, në lidhje me deklaratat e kreut të PD-së Sali Berisha, për ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato.

Spiropali shprehet se është tepër e indinjuar nga sulmi i paprecedentë ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian dhe vlerave të BE-së në parlament ditën e sotme.

“Tejet e indinjuar nga sulmi i paprecedentë ndaj Ambasadorit të BE-së dhe ndaj vlerave të BE-së në Parlament ditën e sotme.

Normalizimi i gjuhës së urrejtjes në diskursin politik dhe shtrembërimi i qëllimshëm i fakteve në lidhje me Ligjin jetik për Barazinë Gjinore është krejtësisht i papranueshëm. Qeveria Shqiptare dhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme distancohen plotësisht nga retorika dhe qëndrime të tilla. Sot, është rasti të përsërisim edhe një herë me zë të lartë se Shqipëria qëndron e bashkuar me Europën. Ky spektakël i pahijshëm nuk do të na dekurajojë nga reformat jetike të integrimit, as nga angazhimi ynë thelbësor për të ngushtuar në ZERO hendekun e mundësive për gratë dhe vajzat”, shprehet Spiropali.

Më herët, edhe kryeministri Edi Rama reagoi për deklaratat e Berishës në drejtim të ambasadorit të BE-së. Ai kërkoi ndjesë për faktin sesi u përdor Gonzato, pasi shpërndau postimin e komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos.

Komisionerja Marta Kos tha se sulmet ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato janë të papranueshme.

Edhe kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla kërkoi përjashtimin e Berishës nga Kuvendi, në lidhje me deklaratat. Vetë Berisha ka mohuar të ketë përdorur fjalor fyes, duke thënë se thjesht ka shprehur mendimin e tij.

Sali Berisha tha ditën e sotme se ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka kërkuar votimin e projektligjit për barazinë gjinore. Berisha shtoi se “Gonzato nuk mund t’i imponojë shoqërisë shqiptare, bindjet e tij personale”.

Next Post
Ky është fluturimi më i gjatë në botë, gati 20 orë…

Ky është fluturimi më i gjatë në botë, gati 20 orë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulltanët osmanë, vinë sëbashku në shqip

Sulltanët osmanë, vinë sëbashku në shqip

March 3, 2026
Zbardhet drafti i PS për rregulloren e Kuvendit/ Koha e fjalimeve të ministrave dhe deputetëve kufizohet në 5 minuta, mbeten 11 Komisione

Zbardhet drafti i PS për rregulloren e Kuvendit/ Koha e fjalimeve të ministrave dhe deputetëve kufizohet në 5 minuta, mbeten 11 Komisione

March 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Idealistët materialistë

March 3, 2026
Kush është udhëheqësi i ri i Gardës Revolucionare të Iranit, i akuzuar si ‘truri’ i bombardimeve tre dekada më parë në Argjentinë?

Kush është udhëheqësi i ri i Gardës Revolucionare të Iranit, i akuzuar si ‘truri’ i bombardimeve tre dekada më parë në Argjentinë?

March 3, 2026
“E urreja Venezuelën, por tani e dua”, Trump: Kemi bërë më shumë se çdo administratë tjetër për të përfunduar luftërat

Donald Trump: I thashë Iranit se është tepër vonë për të negociuar

March 3, 2026
Mbrojtja e natyrës, prioritet për Shqipërinë dhe BE, Gonzato: Veprime konkrete përtej përafrimit të politikave

Mbrojtja e natyrës, prioritet për Shqipërinë dhe BE, Gonzato: Veprime konkrete përtej përafrimit të politikave

March 3, 2026
Shkatërrohet organizata e trafikut të drogës në Itali, në krye një barist shqiptar, 14 në pranga

Shkatërrohet organizata e trafikut të drogës në Itali, në krye një barist shqiptar, 14 në pranga

March 3, 2026
VIDEO/ Avioni i saj F-15 u rrëzua gabimisht nga një “zjarr miqësor”, pilotja amerikane “përfundon” në shkretëtirën e Kuvajtit

VIDEO/ Avioni i saj F-15 u rrëzua gabimisht nga një “zjarr miqësor”, pilotja amerikane “përfundon” në shkretëtirën e Kuvajtit

March 3, 2026
Gledis Nano rrëfehet për kohën kur drejtonte Policinë e Shtetit: Edi Rama nuk më ka marrë kurrë në telefon

Gledis Nano rrëfehet për kohën kur drejtonte Policinë e Shtetit: Edi Rama nuk më ka marrë kurrë në telefon

March 3, 2026
Barazia gjinore, ministrja Sala: Për herë të parë njihet puna e papaguar

Barazia gjinore, ministrja Sala: Për herë të parë njihet puna e papaguar

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In