Kreu i PD-së Lulzim Basha ishte sot në një çeljen e fushatës elektorale për qytetin e Vlorës. I shoqëruar nga të gjithë kandidatët e PD për qarkun Vlorë, Basha ka bërë një prezantim të të gjithë kryesuesve të kësaj liste.
Duke folur për kandidatët Basha është ndalur edhe tek kandidatja Nadrie Meçorapaj. Përshkrimi që Basha i ka bërë kandidatës Meçorapja, si një nënë që ka lindur 3 femijë edhe pse në moshë të vogël është edhe një kundërpërgjigje ndaj Arben Imamit që artikuloi deklarata fyese ndaj disa kandidateve të PD-së.
“Kemi këtu vajzën e Vlorës Nadrie Meçorapaj. Po është nënë e tre fëmijëve Najada. Po është nënë edhe pse kaq e re, dhe është nënë krenare Najada”, u shpreh Basha.
a.ç