• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Deklarata e shqiptarit në gjyq pas vrasjes së kuzhinierit: Piva kokainë dhe m’u duk si armik

by Aalison Pearse Stevens
21/05/2019 07:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Itali vazhdon procesi gjyqësor për shqiptarin Genard Llanaj, i cili vrau më 17 prill të vitit të shkuar një kuzhinier me origjinë nga Senegali në një stol në rrugën “Coleti”.

Kuzhinieri ishte rastësisht në vendin e ngjarjes dhe po rastësisht ka ndodhur edhe krimi, pasi shqiptari siç ka deklaruar kishte konsumuar kokainë dhe kishte halucinacione duke e parë viktimën si armik. Edhe psikiaktri që e ka ekzaminuar të riun shqiptar konfirmon të njëjtin version.

Llabaj i tha ekspertit se ai ka përdorur kokainë për më shumë se tetë vjet dhe ka kohë që vuan nga halucinacionet, duke u ndjerë “i rrethuar”.

Kur xhaxhai i tij vdiq, ai u arratis nga Shqipëria me një armë me vete. Por edhe këtu ai pa armiq kudo. Për këtë arsye, dy javë para krimit, ai kishte qëlluar brenda një apartamenti në Sant’Ermete pavarësisht se ishte vetëm në shtëpi. E njëjta gjë kishte ndodhur natën e vrasjes, kur pa djalin senegalez të ulur në një stol.

Emigranti i ri nuk kishte asnjë armik dhe ishte ulur aty sepse shpresonte të takonte një prostitutë të re që vinte herë pas here.

Llanaj po ecte me makinën e tij dhe kur e pa, u kthye menjëherë duke e qëlluar. Kjo është ajo që ka deklaruar dhe ekspertiza e psikiatrit e konfirmon këtë.

Sipas ekspertit, “ky çrregullim psikopatologjik lidhet me abuzimin kronik të kokainës që shkakton një ndryshim të funksionimit të sistemit dopaminergjik”.

Sipas ekspertëve, kjo nuk e zvogëlon faktin se “Llanaj ka një shkallë të lartë të krimit dhe rrezikshmërisë sociale“.

Për prokurorin, Paolo Gengarelli, situata është e ndryshme. Ai e kundërshtoi ekzaminimin psikiatrik që kishte paraqitur mbrojtësi  i shqiptarit, avokati Tiziana Casali, duke e konsideruar Llanajn një vrasës gjakftohtë.

Për akuzën, ai kishte qëlluar në mënyrë të rastësishme një objektiv: “Niang (emri i të vrarit) kishte vdekur vetëm sepse ishte në vendin dhe kohën e gabuar, dhe ndoshta edhe sepse ishte i zi. Atë natë, shqiptari ishte një ‘grabitqar’ pasi ishte në delirin e plotfuqishmërisë dhe se ai kishte një armë në dorë”.

Ajo që është e sigurt që nga fillimi, është mungesa totale e motivit të vrasjes. Sa më shumë hetuesit kishin gërmuar, rezultoi se djali senegalez i vrarë me dy plumba, kishte një jetë pa mistere.

 

“Një njeri i mirë”, ishte kori i miqve dhe i të afërmve. Një emigrant i mbushur me vullnet të mirë, i vetmi shpërqendrim që ai ia lejoi vetes ishin takimet sporadike me prostitutën e re.

Next Post
Rrëfehet i riu që braktisi vendin: Rruga dhe sakrificat që shqiptarët ndjekin për t’u futur në Britani

Rrëfehet i riu që braktisi vendin: Rruga dhe sakrificat që shqiptarët ndjekin për t’u futur në Britani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

April 5, 2026
Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

April 5, 2026
Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

April 5, 2026
“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

April 5, 2026
Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

April 5, 2026
Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

April 5, 2026
Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

April 5, 2026
Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

April 5, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

Dritë në fund të tunelit? Trump: Ka gjasa të mira për një marrëveshje me Iranin nesër

April 5, 2026
7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In