Armando Sadiku u largua nga Lugano dhe dëshiron të rikthehet të tregojë veten te Levante. Trajneri Paco Lopez ia ka bërë të qartë se nuk e do në skuadër, prandaj i duhet të gjejë një skuadër të re.
Deklarata e tij se do të vazhdojë të qëndrojë me Levanten dhe do të bëjë fazën përgatitore atje është marrë si një rebelim të sulmuesit nga mediet spanjolle.
Ata shkruajnë se sulmuesi do të bëjë fazën përgatitore pa miratimin e klubit duke qenë se mbetet në kontratë. Sulmuesi ka vuajtur shumë, pasi kaloi një dëmtim të rëndë në gju.
/a.r