• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 12, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deklarata e Majkos, Berisha: Është naiv, Rama i druhet komplotit ndërkombëtar

by Java News
14/03/2016 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e Pandeli Majkos, i cili paralajmëroi zgjedhje të parakohshme në rast të mos miratimit të Reformës së Drejtësisë.

Berisha shkruan se Rama po përdor naivitetin e Majkos si kundërpeshë ndaj Ben Blushit. Sipas ish-kryeministri, Rama i ka premtuar atij postin e Presidentit.

Por sipas Berishës, Kryeministri pas rekomandimeve të Komisionit të Venecias po përpiqet për sabotimin e reformës pasi nuk pranon sugjerimet për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Kjo pasi sipas ish-Kryeministri, Rama ka frikës se mos ndërkombëtarët po i bëjnë komplot.

Berisha e mbyll reagimin e tij duke nënvizuar se Rama po bën lojë të dyfishtë pasi nga një anë përdor Majkon për t’i bërë presion Metës dhe nga ana tjetër mund të shkoi vërtetë në zgjedhje të parakohshme.

Por sugjerimi i ish-Kryeministrit të Bashën është që të kushtëzojë çdo komunikim me mazhorancën dhe të votojë pro Byrosë sipas rekomandimeve të Venecias.

“Deklarata e Majkos per zgjedhje, shashke e tij apo shantazh i Rames kunder BKH (Byrose Kombetare te Hetimit)?!

Te dashur miq, pas nje heshtje shume te gjate, ish-kryeministri Pandeli Majko eshte zgjuar, dhe ne nje seri deklaratash, keto kohe fataliteti per Ramen, ka dale perkrah Rames duke lene shijen e nje keqperdorimi te “naivitetit” te tij nga intriganti bizantin Rama, veçanerisht si kunderpeshe ndaj Blushit. Ne korridoret e parlamentit, aty ku zien me shume se kudo tjeter thashethemi politik, ish bashkepuntore te ngushte te Majkos u thone nen ze deputeteve se Rama i ka premtuar Majkos postin e presidentit, nderkohe qe i njejti person iu ka thene dy jave me pare dy deputeteve te PD, se paqja Rama – Meta ka ne baze ujdine midis tyre per Meten president. Gjer ketu nuk ka asgje per t’u çuditur. Rama, nga mengjesi gjer ne darke dhe nga te kater anet e tij, shperndan vetem genjeshtra.

Por nje burim ngjitur me Edi Ramen konfirmon sot se, pas rekomandimeve te Komisionit te Venecias per BKH, ai ben gjithçka per sabotimin e saj. Rama dyshon se rekomandimet e Komisionit te Venecias per BKH jane te porositura nga te huaj, qe ai beson se e duan Ramen te kalbet se paku me 45 vjet burg per mega aferat e tij korruptive te ÇEZ-it, Surrelit, pallatit ne paje, 320 milione eurove te vjedhura ne tatime dhe dogana, mbi 360 milion eurove te vjedhura me Beqen, Ahmetin, ne koncesione e tendera. Kaq i terbuar dhe tmerruar eshte Rama per ngritjen e BKH sipas Venecias, saqe ai kete kundershtim ja ka shprehur jo vetem partnereve dhe koalicionit, duke u thene se “ministri Manjani nuk votoi draftin e qeverise ndaj dhe mos prisni qe ne te votojme propozimet tuaja per BKH”. Por ai, kundershtimin e tij te prere per kete institucion jashte kontrollit te tij, jua ka shprehur qarte dhe pa doreza edhe nderkombetareve, qe ai dyshon se po komplotojne kundra tij.

Madje tre jave me pare, tek pinte kafe me partnerin e tij armik ne parlament dhe tre deputete te tjere te koalicionit, pyetjes se nje deputetit te PDIU per BKH, Rama shpertheu duke share me te pare dhe me te mbrapme ate qe ai mendon se qendron prapa tij, duke bere qe te mos u besojne vesheve dy zonjave deputete qe pinin kafe ne nje tavoline afer.

Keshtu, Rama po perdor Majkon si zedhenes jo vetem per kunderbalance te Blushit dhe si presion ndaj Metes per te votuar ne unison me PS, por edhe per te shkuar vertet ne zgjedhje, me çmimin e daljes qofte ne opozite, per te bllokuar BKH sipas Venecias pasi mendon se eshte me i sigurt ne opozite sesa ne pushtet me nje BKH jasht kontrollit te tij!

Edhe njehere i bej thirrje opozites qe te kushtezoje cdo komunikim me mazhorancen, me votimin me urgjence brenda dy javeve te BKH sipas rekomandimeve te Komisionit te Venecias! sb”, shkruan Berisha në Facebook.

Next Post

Bleona si Hirushja, shihni kush ia vesh këpucën (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv që synon bllokimin e rregullimit të IA nga shtetet amerikane

Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv që synon bllokimin e rregullimit të IA nga shtetet amerikane

December 12, 2025
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Dje përjetova një moment gëzimi…

December 12, 2025
“Transmetimi nuk është komunitar”/ Mjeku Alimehmeti: Vaksinimi, kthim në jetën normale

Rritje ekonomike 3.5%, por punësimi bie me gati 20 mijë persona

December 12, 2025
SHBA rrit presionin ndaj Venezuelës! A është nafta në qendër të konfliktit Trump-Maduro?

SHBA rrit presionin ndaj Venezuelës! A është nafta në qendër të konfliktit Trump-Maduro?

December 12, 2025
DETAJE / Aksioni i RENEA-s në Dobraç: Vetëm kontrolle, nuk ka të arrestuar

DETAJE / Aksioni i RENEA-s në Dobraç: Vetëm kontrolle, nuk ka të arrestuar

December 12, 2025
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

December 12, 2025
Publikohen pamjet e arrestimit të Merlikës dhe Xhixhës, policia del me njoftim zyrtar

Publikohen pamjet e arrestimit të Merlikës dhe Xhixhës, policia del me njoftim zyrtar

December 12, 2025
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

Kërkoi barazimin e TVSH-së në bujqësi në hyrje dhe dalje, rrëzohen amendamentet e Erion Braçes

December 12, 2025
Miratohet buxheti më i madh në histori. Kalon edhe tatimi 5% për rivlerësimin e pronave

Miratohet buxheti më i madh në histori. Kalon edhe tatimi 5% për rivlerësimin e pronave

December 12, 2025
Nemo kthen trofeun e Eurovisionit në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit

Nemo kthen trofeun e Eurovisionit në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit

December 12, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In