• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deklarata e Kos dhe përsheshi me kos i sovranistëve

by Dritan Hila
26/03/2026 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Deklarimi i Marta Kos për kulturën orientale të rryshfetit dhe bakshishit në kulturën e kandidatëve për në BE, nuk ka asgjë të re dhe asgjë për t’u ngatërruar në shtjellimin e saj. Ajo tha që BE po ndjek punën e SPAK, të çështjes Balluku dhe të goditjes së pandëshkueshmërisë. Kaq sa i takon të sotmes. Dhe për ta vendosur në kontekstin historik, tha që vende si Shqipëria (por edhe përtej nga lindja) kanë kulturën e rryshfetit. As kjo nuk ka asgjë të re. Ne japim rryshfet dhe bakshish edhe kur nuk na e kërkojnë. Ves ky yni i dokumentuar prej qindra vjetësh. Madje kemi korpuse të tëra letërsie që e kanë përshkruar gjithë kolorit këtë ves ballkanik e oriental.

Tek kjo e dyta sovranistët shqiptarë, panë racizmin e Kos, megjithëse ne vetë ulërijmë nga mëngjesi në darkë për këtë punë. Për të arritur tek reagimi si pula pa kokë i opozitës, e cila i bashkoi dy korpuset e deklaratës dhe në fund doli sikur po mbronte Belinda Ballukun.

Në fakt kultura jonë orientale shkëlqen në çdo veprim tonin. Shkëlqen në hedhjen e plehrave nga ballkoni ose lënia në ashensor, mungesën e dokumenteve të pronës, në sherret banale edhe në rrjetet sociale dhe gjuha vulgare që përdoret, gjakmarrjen, korrupsionin. Madje edhe edhe sharjet e përditshme në media dhe politikë për korrupsionin janë pikërisht shfaqje e kësaj kulture, e kulturës orientale.

Po sjell vetëm një shembull se ku ndryshon psikologjikisht sjellja perëndimore për korrupsionin:

Në vitin 2004 ministri Giulio Tremonti mes 396 godinave që ishin pronë e shtetit apo enteve të tij, privatizon Pallatin e Zyrave Financiare të Milanos për shumën 174 milionë euro. Ishte një shitje nën çmimin e tregut të kohës pasi në atë mot kjo pronë publike, sipas vlerësimeve, vlente diku mes 228-324 milionë euro. Nuk mjafton kaq. Sapo e privatizon, shteti e merr me qira nga privati me kushte tmerrësisht të disfavorshme për shtetin, i cili brenda 9 vitesh pagoi 270 milion euro qira, plus riparimet dhe mirëmbajtjen që e kishte në kurriz të tij. Natyrisht që është një aferë e pastër abuzimi, por askush në Itali nuk e akuzon Tremontin se është i korruptuar apo ka vjedhur. E akuzojnë se ku i gjeti paratë për një apartament afër Coloseut që vlen disa mijëra euro, por jo për milionat. Pasi të shkosh nga paaftësia, abuzimi, favorizimi, tek vjedhja është rrugë e gjatë. Natyrisht që në Shqipëri do quhej vjedhje. Por pikërisht këtu qëndron ndryshimi midis kulturës orientale dhe asaj perëndimore.

Dhe sa për informacion, ndarja në lindje dhe perëndim e ka zanafillën në ndarjen politike që perandoria britanike iu bënte territoreve të caktuara të botës, ku nisej jo vetëm nga vendndodhja territoriale lidhur me qendrën e saj që ishte Londra por edhe shtresat kulturore. Ballkani, ku hynte Shqipëria, Greqia, Serbia e më tej Rumania dhe Bullgaria, ishin Lindja e Afërme. Natyrisht nuk ishte Sllovenia apo Kroacia të cilat shumë dranguj kulturorë i kujtojnë Ballkan, madje fusin edhe Hungarinë në këtë stan, pasi këto dy shtete aktuale pjesë të ish-Jugosllavisë ishin domen dhe kulturë austriake dhe lidhje organike me perëndimin. Madje kjo ndarje kulturore me pjesën orientale çoi edhe në shpërbërjen e atij konglomerat etno-kulturor. Është një cilësim që përdoret ende për Lindjen e Mesme apo atë të Largët. Ne duan të na fusin në Evropë. Duhet të fillojë që nga qasja jonë psikologjike dhe zakonore si perëndimorë. Këtë donte të na thoshte Marta Kos./dritare.net

Next Post
Akuzat për trafik droge dhe armë, Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork

Akuzat për trafik droge dhe armë, Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In