• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Deklarata e fortë nga drejtoresha e Russia Today: Një sulm bërthamor më duket më i mundshëm se humbja!

by
29/04/2022 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ideja apokaliptike e një lufte bërthamore, të paktën që nga kriza e Kubës, më shumë se një mundësi faktike ka qenë një teori gjeopolitike.

Por javët e fundit, veçanërisht nga momenti ku Kremlini ka pësuar një stepje nga rezistenca ukrainase që ka detyruar Rusinë të angazhohet në një luftë që parashikohet e gjatë dhe me humbje të shumta njerëzore, përdorimi i këtyre armëve shkatërruese po qarkullon gjithmonë e më shumë midis personave afër Putinit.

Pikërisht Kuba ishte një krahasim historik që paraqiti vetë ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, në një intervistë në televizionin publik rus. “Gjatë krizës së raketave në Kubë, nuk kishte shumë rregulla të shkruara. Por rregullat e të vepruarit ishin të qarta. Moska e kuptoi si po vepronte Uashingtoni, dhe Uashingtoni e kuptoi si po vepronte Moska. Sot kanë mbetur shumë pak rregulla”.

Presidenti sovjetik Nikita Krushev me atë amerikan John Fitzgerald Kenendy. Kriza e raketave në Kubë ishte një krahasim historik që paraqiti vetë ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, “Nuk kishte shumë rregulla të shkruara. Por rregullat e të vepruarit ishin të qarta. Moska e kuptoi si po vepronte Uashingtoni, dhe Uashingtoni e kuptoi si po vepronte Moska. Sot kanë mbetur shumë pak rregulla”.

Këto rregulla duket sikur janë zhdukur edhe në frenimin që personazhe publike me njëfarë influence në Kremlin po deklarojnë gjithmonë e më hapur. E fundit është Margarita Simonyan, drejtoresha e diskutuar e Russia Today, një nga instrumentet mediatike më të fuqishme të propagandës së Moskës.

A mund të përdorë Rusia armë bërthamore taktike?

Gjatë një emisioni në televizion, në praninë e disa ekspertëve, ajo deklaroi se “O humbasim në Ukrainë, o fillon lufta e tretë botërore. Mendoj se lufta e tretë është më e mundshme, duke njohur liderin tonë. Mundësia që kjo të përfundoi me një sulm bërthamor më duket më e mundshme se humbja”.

Simonyan shtoi se një përdorim i armëve bërthamore “është i tmerrshëm, por nga ana tjetër nuk kemi ç’të bëjmë. Ne do të shkojmë në parajsë, por ato thjesht do të zhduken… të gjithë do të vdesim një ditë”.

Putin akuzon Perëndimin: Duan të na shkatërrojnë nga brenda, ndaluam vrasjen e gazetarit rus
Ditë më parë, një tjetër gazetar i njohur pro-Putin, Vladimir Solovyov, kishte hedhur mundësinë e një sulmi drejt Britanisë së Madhe, ndërkohë që kërcënime erdhën nga vetë Lavrov por edhe nga presidenti Putin, i cili deklaroi se Perëndimi mund të përballej me armë që ende nuk kishte parë ndonjëherë”.

/b.h

Next Post
Presidenti i ri/ Ky është formulari që duhet të plotësojnë deputetët për propozimin e tre kandidatëve (Foto)

Presidenti i ri/ Konferenca e Kryetarëve mblidhet më 4 maj, zbardhet shkresa e Ballës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

April 7, 2026
Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

April 7, 2026
Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

April 7, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën i riu

April 7, 2026
Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

April 7, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

April 7, 2026
PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

April 7, 2026
Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In