• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deklarata e fortë e avokatit të njohur: Situata për Këlliçin është komplikuar në SPAK, rrezikon…

by A R
09/01/2025 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juristi i njohur, Romeo Kara ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Në një intervistë për gazetën “SOT”, Z.Kara foli për hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ndaj ish-deputetit dhe ish-kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. Sipas tij, fakti që Këlliçi u thirr në SPAK, flet për një komplikim të situatës, pasi nëse do të kishte rezultuar çdo gjë korrekte që në fillim lidhur me diplomën e tij, ai nuk do të ishte thirrur për t’u pyetur. Madje zoti Kara paralajmëron se nëse Këlliçi del fajtor rrezikon deri në 5 vite burg. Ndërkohë ai shprehet se gjendja për ish-presidentin Ilir Meta është më e rëndë, pasi minimumi rrezikon 15 vite.

-Zoti Kara, ish-deputeti i PD, Belind Këlliçi, është kallëzuar në SPAK nga avokati Idajet Beqiri. Si e shihni këtë zhvillim dhe a mendoni se SPAK ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar akuzat për falsifikimin e diplomës dhe deklarimin e rremë nga ana e Z. Këlliçi, siç pretendon avokati Beqiri?

Mendoj se vërtetësia ose jo e pretendimeve të avokatit Beqiri, për sa më sipër, mund të provohet në një kohë të shkurtër, pasi ka të bëjë vetëm me një verifikim dhe investigim mbi një institucion arsimor në Shqipëri. Edhe vetë media mund ta realizojë një investigim të kësaj natyre, pra vërtetësinë apo qëndrueshmërinë e rregullt të një diplome. Fakti që Këlliçi u thirr në SPAK, flet për një komplikim të situatës, pasi nëse do të kishte rezultuar çdo gjë korrekte që në fillim lidhur me diplomën e tij, ai nuk do të ishte thirrur për t’u pyetur. Sidoqoftë, le të presim të rejat në vijim nga organi i akuzës.

– Në lidhje me financimin e fushatës së tij elektorale, a mendoni se mosdeklarimi i donacioneve dhe akuzat për fshehje pasurie mund të kenë ndikim të madh në imazhin e tij politik?

Patjetër që po dhe jo vetëm të tij, por të gjithë atyre rreth dhe pas tij. Nëse do të rezultojnë të vërteta ato që thuhen, atëherë publiku do të prezantohet me thelbin e hipokrizisë shqiptare, ku në qendër është lufta brenda llojit.

– Fotoja me Trump është një tjetër çështje që ka ngritur diskutime. A mendoni se këto shpenzime të larta të pajustifikuara janë një tregues i keqmenaxhimit ose korrupsionit?

Çdo shpenzim i pajustifikuar është tregues i korrupsionit, por ajo që e shton dozën reaguese lidhur me to, është kur këto shpenzime të pajustifikueshme bëhen nën moton e luftës kundër korrupsionit. Shqiptarët nuk meritojnë të gënjehen apo të tallën me një foto apo t’u thuhet pa t’u dridhur syri se, në pak sekonda komunikimi me Trumpin bënë disa orë muhabet. Analizoni intervistën e zotërisë kur pyetet për kohën dhe temat të cilat i përmendi me Trumpin. Ka diskutuar mbi pesë tema brenda 90 sekondash, edhe pse mendoj se 90 sekondat i ka parë me dylbi. Sidoqoftë, duhen neveritur praktikat e derimëtanishme të servirjeve të fotove nga SHBA si merita, certifikime apo medalje nga SHBA.

– Sa vite burg rrezikon Këlliçi sipas jush?

Nëse do të provohet gjyqësisht vërtetësia e pretendimeve në kallëzim, mendoj se rrezikohet 4-5 vite burgim.

– Si e shikoni situatën e fundit ku ish-presidenti Ilir Meta ka dhënë shpjegime për lobimin në SHBA? A mendoni se kjo çështje është një sinjal për transparencë më të madhe në jetën politike shqiptare apo një ndjekje me motive politike?

E cekëm edhe më lart. Teatri i pështirë me makijazhe amerikane të paguara sa frengu pulën mbi llumin shqiptar, duhet të marrë fund. Të vjedhësh ditën për diell në Shqipëri dhe të thuash që jam burrë i mirë se bëj foto në SHBA, kjo është minimumi cinizëm. Nëse realisht mendojnë që jemi kaq popull i marrë, atëherë pushtetin ta marrë ai apo ajo që votohet për foton më të bukur në SHBA.

– Duke pasur parasysh akuzat dhe zhvillimet e deritanishme, sa serioze mendoni se janë pasojat për z. Meta? Çfarë dënimi mund të rrezikojë nëse akuzat vërtetohen?

Po ju përgjigjem shumë shkurt, minimumi 15 vite burgim.

Intervistoi: Rigels Seliman

Next Post
Shpërndahen 20 mijë libra në bibliotekat shkollore, Rama: Nuk ka dhuratë më të bukur

Ndërtime në pronat publike, Rama prezanton projektin: Shteti përfiton si privati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimet e ushqimeve në rritje, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente: Duhet bord edhe për këto produkte

Çmimet e ushqimeve në rritje, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente: Duhet bord edhe për këto produkte

March 20, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

Salianji kandidon përballë Berishës, avokati: Penalizohet nga dënimi penal. Me Bardhin gjasat janë që të ndryshohet statuti

March 20, 2026
A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

March 20, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Lufta me Rusinë-Zelensky: Ukraina përfaqësohet vetëm nga një delegacion politik në bisedimet në SHBA

March 20, 2026
Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha

Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha

March 20, 2026
Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

March 20, 2026
Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

March 20, 2026
Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

March 20, 2026
“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

March 20, 2026
SHBA dërgon aeroplanmbajtëse dhe 2.500 marinsa në Lindjen e Mesme

SHBA dërgon aeroplanmbajtëse dhe 2.500 marinsa në Lindjen e Mesme

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In