• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deklarata e Berishës – Një rast për psikanalizën dhe jo gazetarinë

by Gilman Bakalli
28/04/2016 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Gilman Bakalli

Ka deklarata që kanë nevojë për interpretim. Janë të errëta, kanë hapësira boshe dhe, si të tilla lënë vend për interpretime të ndryshme. Si, p.sh. ajo e vitit 1170 e artikuluar në kulmin e konfliktit midis Peshkopit Thomas à Becket dhe Mbretit Henry II të Anglisë. I lodhur mesa duket nga ky konflikt, mbreti paska lëshuar në eter fjalinë: “Kur do shpëtoj nga ky prift ngatërrestar e grindavec?!” Ndoshta ishte vetëm një ofshamë lodhjeje, ndoshta vetëm një psherëtimë nga stresi kjo e mbretit. Ndoshta ishte vetëm një shkarkim i frustrimit nga sherri i stërzgjatur. Ndoshta ishte një shenjë indirekte për ndjekësit e tij që t’ia hiqnin një orë e më parë qafe burimin e konfliktit! Kush e di?! Ajo që dihet me siguri është se të nesërmen e fjalisë së shuminterpretuar të mbretit, peshkopi u gjend i vrarë…

Ky i mësipërmi është një rast interpretimi ekstrem. Por përgjithësisht gjërat nuk kanë ndryshuar edhe aq shumë në thelb qysh në kohën e mbretit anglez. Edhe sot ka kryeministra e presidentë nëpër botë që lëshojnë deklarata lodhjeje apo psherëtima stresi në prani të ndjekësve të tyre. Edhe sot ka militantë fanatikë e ekstremistë partiakë që deklaratat e shefit i lexojnë si thirrje për mobilizim kundër kundërshtarit. Por përgjithësisht nëpër demokracitë e konsoliduara, sot kur një politikan jep një deklaratë publike të vagullt, të turbullt, ambige etj., gazetarë e analistë përpiqen ta deshifrojnë atë. Deshifrimi synon t’ia ndriçojë publikut pjesët e errëta të deklaratës dhe ta vendosë atë në kontekstin dhe në perspektivën e duhur.

Në Shqipëri ndodh e kundërta. Politikani jep një deklaratë të qartë si drita e diellit, e rikonfirmon më pas personalisht duke thënë që “s’i heq asnjë presje” ndërkohë që gazetarët politikë kanë filluar ta fusin tekstin nëpër dhomat e tyre të errëta hermeneutike, prej nga del në një formë aq të tjetërsuar sa edhe vetë autori, në muzën e tij më të shfrenuar, s’do ta kishte fantazuar asisoj. Berisha i bëri thirrje popullit shqiptar nga foltorja e parlamentit të armatosej në kushtet e një pasigurie të madhe publike për shkak të paaftësisë së qeverisë aktuale për të siguruar hapësirën publike. Ky tekst flet vetë, qartësisht: “ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, ju bëj thirrje për sigurinë e tyre të armatosen, të sigurojnë armë për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre sepse nuk kanë asnjë siguri. Ju bëj thirrje, ju bëj thirrje…” Kjo deklaratë nuk ka nevojë për kurrfarë interpretimi gazetaresk e as nuk mund të jetë objekt studimi për ndonjë shkollë gazetarie apo interpretimi letrar. Të vetmit që duhet ta studiojnë një deklaratë të tillë janë psikanalistët. Të cilët në këtë rast duhet të merren me motivet që e shtyjnë një person të lëshojë deklarata të tilla në publik. Dhe një nga shpjegimet psikanalitike vjen nga teoricienë psikanalitikë të lojës si Roger Callois, të cilët veçojnë te loja edhe elementin ekstazik dhe delirant të saj. Ato që e luajnë lojën si ekstazë kanë nevojë për kaosin, rrezikun, adrenalinën dhe kërkojnë vazhdimisht emocionin e fortë të rekordit. Është i njohur tashmë besoj publikisht pasioni i ish-kryeministrit Berisha për të vendosur rekorde në not, në ecje malore, bregdetare apo mbi Mur (kinez). Gjendja e delirit përmes lojës i fshin totalisht kufijtë midis lojës dhe realitetit. Në një diskurs lojcak, ku loja dhe realiteti shkrihen në një, askush s’di ta thotë më me siguri, kur dhe ku e ka seriozisht ish-kryeministri dhe kur e ku po tallet. Përmes lojës, Berisha e zhbën realitetin.

Deklaratat e Berishës i përkasin gjithmonë një zone ku shkrihen në një, loja delirante dhe realiteti. Problemi është se loja si ekstazë nuk njeh fund dhe është inspiruese për udhëheqësit e pushtetshëm. Thonë se Perandori Nero i vuri flakën Romës thjesht për të shijuar bukurinë e flakëve. Për lojën e tij, Roma qe kthyer në një skenë gjigande, ndërsa realiteti në një lojë. Para se ta priste veten në fyt, Nero recitonte Homerin. Ishte padyshim një perandor i lexuar. Jo më pak i kulturuar ishte edhe ai doktori i kampit të përqendrimit, që luante në violonçel para viktimave.

Doktor, a e di mirë se cila është loja që luan me realitetin?/Mapo

Next Post

Kosova aplikon për lidhje në gazsjellësin me bazë në Azerbejxhan

Comments 1

  1. opozita reale says:
    10 years ago

    Tani nuk hap dot me depot.
    Tani hedhe turmat ta bejne ate.
    Ne burg e ka vendin.
    Burg

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In