Pas divorcit me princin Çarls, princesha Diana pati të paktën 20 të dashur, shprehet, ish-zyrtari i Policisë Metropolitane të Londrës, Dai Davis.
Deklarata vjen nga një intervistë me, ish-zyrtar i Policisë Metropolitane të Londrës, që do të botohet sotnë revistën e përjavshme ”Chi”.
Dai Davis komandoi 450 persona të ngarkuar për ruajtjen e pallatit mbretëror, Ëindsor për tre vite rresht, nga 1995 deri në vitin 1998.
“I pëlqente shoqëria e meshkujve. I pëlqente gjahu: të ishte e gjuajtur dhe të gjuante”,konfimon Davis.
Ish-shefi i sigurisë heq një herë e përgjithmonë dyshimet që Harry nuk ishte djali i Çarlsit dhe se Diana ishte viktimë e një atentati.
Davis e shpjegon duke zbuluar një detaj që deri tani ka mbetur mister.
“Atë ditë (31 gusht 1997, princesha ndryshoi itinerarin në momentin e fundit. Duhej të shkonte në Itali, por pastaj shkoi në Paris me Dodi Al Fayed. Ishte e pamundur të organizoje një atentat me këtë ndryshim programi. Këmbëngul se njeriu përgjegjës për vdekjen e Dianës ishte shoferi Henri Paul. Ishte i dehur dhe nuk duhej ta ngiste makinën”,ka deklaruar ish-shefi I sigurisë.
a.ç