• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dekani i “Fan Nolit”, me Master nga Bullgaria që nuk ekziston

by Java News
05/10/2016 21:40
Frederik Çuçllari

Frederik Çuçllari

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Frederik Çuçllari mban postin e Dekanit në Universitetin “Fan S. Nolin” në qytetin e Korçës, falë një masteri që ai thotë se e ka kryer në një universitet në Bullgari.

Por ndryshe nga sa shprehet dekani, një qytetar që ka trokitur në redaksinë e emisionit investigativ “STOP” pretendon të kundërtën. Sipas Agron Dalipajt, i cili rastin e ka denoncuar edhe në Prokurorinë e Korçës, masteri i paraqitur nga dekani është i parregullt.

Agron Dalipaj
Agron Dalipaj

Rasti në fjalë u ndoq nga prokurori Elsion Sadiku, i cili në fund e mbylli çështjen, pasi sipas tij, gjithçka rezultonte në rregull.

Stafi i “STOP” iu drejtua dekanit, rektorit dhe prokurorit të çështjes, të cilët dhanë të tre versione të ndryshme.

Të gjendur në këtë situatë, “STOP” vendosi që të kontaktojë Universitetin në Bullgari. Në përgjigjen zyrtare të këtij universiteti, thuhet se nuk ka programe master part time, ndryshe nga sa thotë dekani.

Agron Dalipaj, denoncues : “Kam bërë një denoncim, i cili kaloi në Prokurori”.

Çfarë denoncove në Prokurori ?

Agron Dalipaj: “Midis të tjerave, denoncova dhe për diploma të dyshimta, siç flitej në shtyp, i cili nuk u përgënjeshtrua asnjëherë dhe konkretisht për dekanin e Fakultetit Ekonomik, z. Frederik Çuçllari dhe Prokuroria i vazhdoi hetimet pa masë. I bëra dy herë kërkesa që të më thërrisnin për të dhënë informacion, nuk më thirrën asnjëherë dhe prokurori e mbylli çështjen duke treguar se ai e ka diplomën në rregull. Në vendimin e prokurorit Elsion Sadikut, thuhet që Prokuroria hetoi çështjen dhe pyti disa studentë që kanë mbaruar në Blagoevgrad të Bullgarisë dhe diploma është e rregullt. Sipas tij, zotëria në fjalë ka kryer masterin 3 herë nga 5 muaj, i ka marrë leksionet dhe i ka dhënë provimet në anglisht, por të dhënat e mija janë që ky zotëria s’ka vajtur fare në Bullgari dhe është bërë me diplomë dhe sot është dekan”.

Stafi i “STOP” kontaktoi me vetë dekanin, prokurorin dhe rektorin, të cilët paraqitën deklarata të ndryshme.

Frederik Çuçllari -Dekan i Fakultetit Fan S. Noli: “Kam lëvizur ditët e shtuna dhe të diela sepse kam punuar me plan mësimor personal të posaçëm, në bashkëpunim siç iu thashë edhe më parë, midis Fakultetit të Ekonomisë dhe Universitetit të Korçës”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, vendimi për pushimin e çështjes penale.

prokuroria-1Rektori: “Masterin e kanë bërë online, domethënë e ka bërë pa shkëputje nga puna”.

Stafi i “STOP” kontaktoi sërish me dekanin, Frederik Çuçllarin.

“Është një çështje që edhe mua më intereson ta zbardh, pavarësisht se dy organe të shtetit shqiptar janë marrë me zbardhjen, Ministria e Arsimit që e ka detyrim ligjor dhe më tej Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë. Ky ka qenë një master i marrë në kuadrin e një bashkëpunimi midis Universitetit Fan S. Noli të Korçës dhe Universitetit Neofit Rilski të Bullgarisë, konkretisht të Fakultetit të Ekonomisë. Masteri nuk ka qenë online, ka qenë një master kur duhet të ishe prezent, por organizimi ka qenë si i sistemit me kohë të pjesshme, domethënë nuk kam patur nevojë që të jem prezent gjithë kohën në universitet, kam shkuar periodikisht.

Ne kemi dokumentacion marrë nga sigurimet shoqërore në Korçë, ku ju figuroni që jeni paguar në Universitetin Fan S. Noli të Korçës. Si është bërë kjo procedurë ndërkohë që ju keni bërë masterin në Bullgari?

Frederik Çuçllari: “Në këtë aspekt mund të ndiqen normalisht të gjitha lëvizje e mia dhe në sistemin doganor. Unë kam lëvizur ditët e shtuna dhe të diela sepse kam punuar me plan mësimor personal të posaçëm në bashkëpunim midis Fakultetit të Ekonomisë dhe Universitetit të Korçës. Lëvizjet e mia kanë ndodhur rrallë herë ditëve të premte, natyrisht dhe të enjteve duke kërkuar dhe duke marrë leje nga instancat përkatëse, pa prishur aspak procesin mësimor.”

Emisioni “STOP” është interesuar pranë Fakultetit, për të mësuar më tepër se çfarë përmban kjo marrëveshje dhe bashkëpunim midis dy universiteteve dhe përgjigjja zyrtare, pikërisht nga universiteti vjen e firmosur edhe nga rektori i këtij universiteti, Ali Jashari, ku thotë se nuk ka asnjë marrëveshje të tillë, duke hedhur poshtë kështu pretendimin e Çuçllarit.

marreveshja-1

Por a ka Universiteti i Bullgarisë “Neofit Rilski” një program për kryerjen e masterit me kohë të pjesshme?

“STOP” është interesuar pranë fakultetit në Bullgari përmes një emaili, duke e pyetur mbi programet e masterit dhe nëse ka programe masteri part time.

Përgjigjia zyrtare që vjen nga universiteti në Bullgari, pikërisht nga zyra për studentët ndërkombëtarë, është si më poshtë:

stop-bullgari“Përshëndetje,

Në përgjigjje të pyetjes tuaj për programin master në ekonomi, ju informoj si më poshtë:

Si një student ndërkombëtar, ju nuk mund të studioni edukimin me kohë të pjesshme, vetëm me kohë të plotë.”

tvklan.al/d.i.

 

Next Post
Itali, kapoja mafioz kapet i fshehur mbi dollap (VIDEO)

Itali, kapoja mafioz kapet i fshehur mbi dollap (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre orë protestë, bllokohet aksi rrugor Kakavijë-Janinë

Tre orë protestë, bllokohet aksi rrugor Kakavijë-Janinë

December 19, 2025
Drogonte, përdhunonte dhe shpërndante videot e gruas online, dënohet 61-vjeçari

Drogonte, përdhunonte dhe shpërndante videot e gruas online, dënohet 61-vjeçari

December 19, 2025
Seanca e 18 dhjetorit bën bujë në botë: Dhuna e PD komentohet nga mediat greke e deri tek Al Jazeera!

Seanca e 18 dhjetorit bën bujë në botë: Dhuna e PD komentohet nga mediat greke e deri tek Al Jazeera!

December 19, 2025
Ibrahimaj: Nga janari 2026 paga minimale arrin në 500 euro, biznesi nuk do të ketë kosto shtesë

Ibrahimaj: Nga janari rritet në 500 mijë lekë paga minimale, përfitojnë mbi 307 mijë punonjës

December 19, 2025
PS–PD dakord për shtyrjen e mbledhjes për Ballukun, SPAK: “USB-në sekrete” mund ta marrin anëtarët e ‘Mandateve’

PS–PD dakord për shtyrjen e mbledhjes për Ballukun, SPAK: “USB-në sekrete” mund ta marrin anëtarët e ‘Mandateve’

December 19, 2025
VIDEO / Peshku ‘luan’ bie në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës: Helmi i tij, i rrezikshëm për njerëzit

VIDEO / Peshku ‘luan’ bie në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës: Helmi i tij, i rrezikshëm për njerëzit

December 19, 2025
EMRI+FOTO/ Goditet banda e drogës në Greqi, mes tyre edhe një këngëtar nga Tepelena

EMRI+FOTO/ Goditet banda e drogës në Greqi, mes tyre edhe një këngëtar nga Tepelena

December 19, 2025
I hoqi armën atentatorit në Australi, heroi merr 1,65 milionë dollarë në GoFundMe

I hoqi armën atentatorit në Australi, heroi merr 1,65 milionë dollarë në GoFundMe

December 19, 2025
Avokati i Ballukut dhe PD kërkojnë USB-në me ‘sekretin hetimor’, që është kyçur në kasafortë

Avokati i Ballukut dhe PD kërkojnë USB-në me ‘sekretin hetimor’, që është kyçur në kasafortë

December 19, 2025
Mbi 5 mijë kamera inteligjente në 20 qytete, Rama: Shkelësit identifikohen në kohë reale

Mbi 5 mijë kamera inteligjente në 20 qytete, Rama: Shkelësit identifikohen në kohë reale

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In