Dejana Kallogjeroviç është vetëm 20 vjeç, por vetëm pak ditë më parë u betua si Këshilltarja e Bashkisë së Tiranës.
Ajo sapo ka përfunduar vitin e parë të studimeve për gazetari, por kjo nuk e ka ndaluar që të marrë një angazhim 4 vjeçar për të qenë parlamentarja vendore e kryeqytetit në logon e LSI-së.
Në fakt LSI e ka përfshirë në listën e kandidatëve si përfaqësuese të minoriteteve, pasi ajo është me origjinë malazeze.
E pyetur nëse e frikëson politika, ajo thotë se ka frikë vetëm nga gjarpërinjtë dhe merimangat.










